Gazeta Dita

Jahti i miliarderi­t rus në Shqipëri? Reagon Ministria e Infrastruk­turës: Jo e vërtetë, po lundron në ujërat ndërkombët­are!

-

Lajmet e ditëve të fundit në mediat ndërkombët­are britanike dhe spanjolle kryesisht, se jahti luksoz 600 mln eurosh i manjatit rus të Chelsea, Roman abramovich, është zhvendosur në adriatik dhe pranë Shqipërisë, kanë bërë bujë. Edhe dje u raportua e njëjta situatë, teksa Spanja konfirmoi se mjeti lundrues me tetë kate, pishinë dhe gati 50 dhoma, ka lëvizur nga porti i Barcelonës prej ditësh. Ministria e infrastruk­turës dhe Energjisë, ka reaguar menjëherë dje në lidhje me informacio­net se jahti i miliarderi­t rus Roman abramovich ndodhet në ujërat shqiptare.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media, për hyrjen në ujërat territoria­lë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman abramovich, Ministria e infrastruk­turës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikime­t e kryera në sistemet e monitorimi­t të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në tivar, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt detit Mesdhe. Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombët­are, midis italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat ter

ritoriale të Republikës së Shqipërisë”, sipas njoftimit të ministrisë. Britania e Madhe po e kërkon këtë mjet për sekuestrim, në kuadër të sanksionev­e ndërkombët­are ndaj manjatëve rus afër Vladimir Putin dhe Kremlinit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Më herët janë bllokuar dy jahte të tjerë nga Gjermania dhe Franca, të miliarderë­ve rusë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania