Gazeta Dita

Rama në Durrës: Nëse ulim çmimin e karburante­ve, do rrisim energjinë

-

Kryeminist­ri Edi Rama në një takim me përfaqësue­s të biznesit të vogël përsëriti edhe një herë nga Durrësi se problemi më i madh për qytetarët do të ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike, ku tha se shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë.

Edi Rama komentoi rritjen e çmimit të naftës dhe protestën e qytetarëve , të cilët kërkojnë ulje të çmimit të karburante­ve dhe produkteve ushqimore. Rama thotë se nëse qeveria to të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimish­t qeveria do të rrisë çmimin e energjisë.

“Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin.

Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e rritjes se çmimeve të energjisë që t’i prekë.

Por kjo nuk do të thotë që furtuna nuk ekziston. Janë para që i vëmë në dispozicio­n nga arka e shtetit. Nëse do ulnim taksën e naftës siç thonë me çfarë do t’i financonim këto nevoja?

Nuk rrisim dot çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura. Nëse ia ulim naftën dhe detyrimish­t rrisim energjinë goditja është marramendë­se. Për këtë arsye do mbajmë mburojën e energjisë”, tha Rama.

“Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e rritjes se çmimeve të energjisë që t’i prekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania