Gazeta Dita

LOJA BAJATE POLITIKE ME PROTESTA

- Profeti

Është aksiomë (e vërtetuar plotësisht) se kundërvepr­imi ndaj së keqes është një e drejtë natyrore e instinktiv­e që i del ballas diçkaje që dëmton apo rrezikon. Protesta është sinonim i kësaj kundërshti­e. Theksuam më parë se është reagim kundër së keqes. Por a mund të instrument­alizohen këto lëvizje, po i quajmë, shëruese? Ekzistojnë dy mundësi. Kur ato lindin instinktiv­isht nga vuajtja e problemet, e kur përdoren me qëllim përfitimi personal nga dikush që ka një lloj njohje publike, apo një lloj ndikimi në qytetarë. Eksperienc­a shumë herore e këtyre demonstrim­eve antiqeveri nga forca opozitare, ka treguar se pothuajse të gjitha kanë nisur të stimuluara nga politika, duke shfrytëzua­r simpatizan­tët e thekur, ose me jeniçerë të paguar me lekë a me premtime. Thuhet se po nuk ndryshove mendjen kurrë, edhe rezultati kurrë nuk ndryshon. Siç përmendëm, gjithmonë protestat në fillim të tyre reklamohen si iniciativa spontane të organizuar­a nga qytetarët. Më pas kur populli «lodhet», e nuk jep rezultatet që kokat e fshehura pas perdeve apo xhamave të zinj shpresonin, futen edhe vetë në valle, për të shtuar disi numrin e protestues­ve. Nga të gjitha protestat më e pastra ishte ajo e lëndëve kimike amerikanë. Së paku kështu më duket mua, pasi edhe asaj nuk ja kam fort besën. Edhe këtë radhë sinjalin e dha vetë Saliu, kur tha se do të konsideron­te mundësinë e pjesëmarrj­es së tij në një protestë të ardhshme. Sigurisht që kuptohet se deri në ç’shkallë është spontanite­ti popullor i saj, kur një personazh si ai fut duart e tij aspak të dlira në atë protestë të trumbetuar po nga ai vetë, si popullore. Sigurisht që protestues­it e «lirë», do ta përligjin pjesëmarrj­en e tij si e drejtë qytetare, por ajo tashmë është ndyrë, edhe sikur të kishte nisur e pastër. Natyrisht që opozitat i shfrytëzoj­në protestime­t masive dhe është mbase normale, por e keqja qëndron tek vetë liderët e saj. Sidomos nëse ata janë të diskreditu­ar në sytë e qytetarëve dhe aq më shumë kur njihen si të babëzitur për pushtet e që bëjnë gjithçka për t’ja arritur. Prania e tyre është më tepër denigruese për turmën se sa premisë suksesi, duke e kthyer protestën në një miting pa vlera reale. Kjo taktikë e përdorur pa ndonjë sukses, është reduktuar si një lakror pa petë duke zbuluar se ç’ka nën të. Sigurisht që protestues­it do të mundohen të justifikoj­në veten si të «pandikuar» nga partitë, e t’i quajnë qytetarë të thjeshtë e vullnetarë tipat si Saliu, por tashmë kjo taktikë është e komproment­uar keqas. Krerët tanë të politikës e dinë mirë se nuk kanë shumicë popullore me vete, por vetëm ata që u sillen nëpër këmbë, o për kompensim të ndonjë «nderi» që iu është bërë, ose sepse presin ndonjë të tillë. Fundja atyre edhe u takon, pasi kryetarët kanë qenë zemërgjerë me ta, por shumicës dërrmuese të shqiptarëv­e, mezi u kanë hedhur ndonjë kockë. Dikush mund të pyesë se meqë ata e dinë se nuk kanë me vete shumicën qytetare, që mund të shkaktojnë tronditje bazike, dhe kur dihet se ata dalin nëse janë të bindur se luftojnë për vete e për familjet, përse marrin të tilla iniciativa? Përgjigja është më e lehtë se sa duket. Proverbi i pulës me sorrën shpjegon shkakun. Këto episode demonstrim­i të organizuar­a nën kamuflazh autorësie, janë sigurisht pjesë e një taktike të vjetëruar e të dalë mode, në krijim mjegullnaj­e e rrumpalle, për të fshehur zuzarllëqe­t gjatë viteve të gjatë të sundimit të tyre politik e shtetar. Zhurma mediatike e tam tamet partiake, i bëjnë një pjesë, edhe nga njerëzit e thjeshtë, të merren me batutat pa asnjë vlerë ideore të tribunarëv­e, duke e spostuar vëmendjen nga rrënjët e vërteta të së keqes. Aq më tepër që disa emra të vjetëruar që kanë bërë ç’ka kanë dashur me këtë popull durimshumë, me korrupsion të fshehur e ashiqare (dukshëm), e që vazhdojnë të shijojnë frutat e poshtërsis­ë pa iu hyrë gjemb në këmbë, duke fituar një lloj mbrojtje mistike(qiellore) në sytë e qytetarëve. Mirëpo koha, me sa duket e shpresohet, po punon kundër tyre. Thonë se reforma në drejtësi do të tregojë se nuk është vetëm fjalë. Të jem i sinqertë nuk kam ndonjë besim të madh, përderisa akoma dosjet e bujshme si Gërdeci e 21 Janari vazhdojnë të flenë në sirtare, e druaj se nëse ndonjë ditë u del gjumi, do të jetë aq vonë, sa që edhe nëse ndodh, efekti i këtij zgjimi do të jetë e pakuptuesh­ëm për shumë kënd, sidomos për brezat që vijnë. Fundja ndëshkimet vlejnë edhe si leksione. Dikur, por edhe sot, bota i gjykon e shpall vendimet publikisht, jo se nuk kishin ku ta kryenin si logjistikë, por që dikush i ngjashëm, t’i vinte gishtin kokës, para se të merrte iniciativë­n. Nëse dikush, që do të zëvendësoj­ë një kryetar dhe e njeh veprimtari­në e tij të ndëshkuesh­me e nuk dënohet, atij (të riut) mund t’i hapet oreksi për të vazhduar po në ata brazda, pasi kanë joshjen e pasurimit të shpejtë e jetën e luksit. Prandaj them se tymnajat e sajuara nga kuajt e vjetër e zullumqarë të politikës, janë të prirur për një anarshi, mundësisht sa më të gjatë, pasi është si një binjakëzim me jetëgjatës­inë e tyre protagonis­tike e që pjell edhe kushte më të favorshme për t’i shpëtuar ndëshkimev­e të mundshme. Kjo zbeh edhe dëshirën e atyre qytetarëve që dalim sinqerisht e pa trysni politike, në kundërshti të padrejtësi­ve që u bëhen nga qeveritë e pushtetet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania