Gazeta Dita

SI NJË DHURATË PERËNDISH

Lirikë-sipas A. S. Pushkinit

- 18 Qershor, 2017

Kujtoj at’ çast të paharruar, kur ti m’u shfaqe para sysh, gjer në detaj e pikturuar, si një dhuratë perëndish!

Mundim e lodhe se ç’m’u tretën, më ikën krejt si me magji, të shtangur sytë tek ty më mbetën, se s’kishin parë një Perëndi!

Këtë magji-këtë finesë, këtë shkëlqim që të merr sytë, njeriu shekuj mund të presë, dhe s’e sheh dot për herë të dytë!

Tek një e vetme janë mbledhur, gjithë mrekullitë e njerëzimit, në çast kjo xhinde më ka hedhur, poshtë-në greminë të frymëzimit!

Ti s’mund ta fshihje bukurinë, dhe ndryshe krejt tek unë të vije, pa u gremisur në greminë, s’mund t’i këndosh një Perëndie!

Dhe kritizeri më i çmendur, tek ti nuk gjen dot një difekt, se ti e gjitha je e gdhendur, se ti e gjitha je perfekt!

Të adhuroj-po nuk të dua, kjo do të ish një marrëzi, se mëndja s’më ka ikur mua, të dashuroj një Perëndi!

Kur para syve ti m’u shfaqe, krejt madhështor­e si kështjellë, në shpirtin tim nuk kish më paqe, dhe rashë në honin më të thellë!

M’u shfaqe ti e s’jam i bindur, në ishte verë-apo vjeshtë, po jam i bindur që s’ke lindur, për një njeri fare të thjeshtë!

Që nga ai çast i paharruar, kur ti m’u shfaqe si magji, i kaloj ditët i hutuar, e kaloj jetën në mërzi!

Se që kur gdhin e gjersa muget, e kaloj ditën katrahurë, përpara teje sot më duket, çdo grua një karikaturë!

Nuk është çudi të më shikoni, gjithnjë të vetëm si kukuth, mbas gjithë atij nur-perfeksion­i, një tjetër femër s’mund të puth!

Vetëm një çast e ti më çmende, kometë që shndrite krejt papritur, unë ëndërroj veç buzën tënde, ndaj do të vdes krejt i zhuritur!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania