Gazeta Dita

Vrau Klodian Rashën, Apeli shton dënimin me 3 vite për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

-

Ndryshe nga Shkalla e Parë, trupa gjykuese vlerësoi se duheshin dhënë 18 vite izolim, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 12 vite. Prokurorja Arta Marku kërkoi 20 vite burgim, për tejkalim të kushteve nga ish-efektivi. Gjykata e Tiranës dha 15 vite burgim, me gjykim të shkurtuar. Apeli rrëzoi mbrojtjen për vrasje nga pakujdesia. Ngjarja, që shkaktoi edhe protesta qytetare e ‘kacafytje’ politike, ndodhi në orën policore anti-COVID, më 8 dhjetor 2020

Gjykata e apelit tiranë ndau dje një tjetër mendim juridik për çështjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi në detyrë i repartit “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, dy vite më parë gjatë orës policore. trupa gjykuese ashpërsoi dënimin ndaj Hajdarajt, duke e dënuar me 18 vite burgim, ose tre më shumë nga çfarë dha Shkalla e Parë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj dënohet përfundimi­sht me 12 vite burg, nga 10 që vendosi e tiranës dhe u kontestua si nga Prokuroria, ashtu edhe nga familjarët e të ndjerit.

Gjykata e apelit vendosi të rrëzonte kërkesën e mbrojtjes për heqje të akuzës për “vrasje me dashje” për shkak se u vetëmbrojt, duke u shprehur se Klodian Rasha nuk kishte armë me vete dhe nuk përbënte rrezik për jetën e efektivit Hajdaraj. Vendimi për dënimin e tij me 18 vite burg u dha në unanimitet nga gjyqtarët Edlira Petri, Genti Shala, Elona toro. Gjatë seancës së sotme janë dëgjuar sërish palët, ku mbrojtja tha se “vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje”. Ndërsa prokurorja arta Marku kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn.

apeli vlerësoi se Hajdaraj veproi në kapërcim të plotë të kushteve të vetëmbrojt­jes apo rrethanave të sulmit, duke qëlluar një qytetar të pambrojtur, pa armë dhe vetëm pse s’iu përgjigj urdhrit që të ndalonte. Pamjet e kamerave të sigurisë ishin mëse bindëse për këtë fakt, pavarësish­t mbrojtjes së 26-vjeçarit se s’ka pasur qëllim që ta vriste të riun që s’iu bind për kontroll, në kuadër të masave anti-COVid.

ish-efektivi i “Shqiponjav­e” Nevaldo Hajdaraj u shpall fillimisht fajtor për vrasje me dashje. ai e ankimoi vendimin duke kërkuar që të ndryshohej në “në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur”, duke argumentua­r se nuk ishte vrasje me dashje. Edhe Prokuroria e kishte ankimuar vendimin, e cila në shkallën e parë kishte kërkuar 20 vite burg për Hajdarajn.

Gjykata e tiranës dënoi më 14 korrik Hajdarajn, me 15 vite burg dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Më 8 dhjetor 2020, Rasha u vra në hyrje të rrugicës që të çon drejt banesës së tij, i paarmatosu­r dhe duke

i ikur me vrap policisë, për shkak të frikës. Nga pamjet filmike, rezultoi se Nevaldo Hajdaraj kishte qëlluar me dy plumba në distancë të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionua­r i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij. Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar. Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi. 25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall “dëshmor”, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania