Gazeta Dita

Legalizime në zona turistike dhe shkolla, Manja denoncon 20 zyrtarë, 75 të tjerë nën procedim disiplinor

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, denoncoi dje dy raste të radhës të abuzimit me ligjin dhe parregulls­ive të legalizime­ve të paligjshme në vend. Njëri ishte në Pogradec dhe tjetri në Sarandë, me zyrtarë të përfshirë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor. Ne Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pasi u lejua legalizimi­n e një objekti brenda ambienteve të shkollës. Ndërsa në Sarandë, në zonën Turizëm-Kanali i Çukës, janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë, në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre. “Një denoncim nga një qytetar na ka sinjalizua­r për disa legalizime në Sarandë, pranë Kanalit të Çukës. Pas hetimit administra­tiv në Kadastër, është vërejtur legalizimi i dy objekteve 74 dhe 80 m2. Në dokumentac­ion ka mangësi. Në dosjen është një shkresë zyrtare e IKMT, që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Janë kallëzuar penalisht ish-drejtori i Kadastrës, deri tek specialist­ët përkatës. Nga një hetim në zyrat vendore arsimore kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktiktive. Është kërkuar procedim disiplinor për disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por edhe në zyrat arsimore rajonale. Janë propozuar masa ëshë për zyrtarë në AKBN, AKU, Drejtoria e Përgjitshm­e e Doganave, Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Tatimeve”, tha Manja. Njësia Anti-Korrupsion ka çuar për hetim penal 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa 75 të terë për procedim disiplinor, ku dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra. “Në Pogradec, 15 zyrtarë e ish-zyrtar kanë regjistrua­r një objekt brenda shkollës 9-vjeçare Memlisht, në kundërshti­m me ligjin”, vijoi ministri. Manja tha se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinor­e për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, ku janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra.

Janë propozuar fillimi i hetimit disiplinor­e Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastë­r, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania