Gazeta Dita

Sektori i prodhimit rrit shitjet në rekorde në 3-mujorin e fundit 2021, por jo punësimin

Indekset e shitjeve dhe prodhimit në sektorët prodhues të ekonomisë si industria, energjia, furnizimi me ujë dhe sektori i ndërtimit lajmërojnë rritje të PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2021, mbi mesataren e dekadës

-

indekset e prodhimit dhe shitjeve në këto sektorë shënuan rritje dyshifrore, si rrjedhojë e kërkesës së lartë postpandem­ike. teksa volumet e prodhimit dhe shitjeve u rriten në të gjithë sektorët, punësimi në disa prej tyre shënoi rënie, ose pati një rritje shumë të dobët.

Industria, rriten shitjet dhe prodhimit, punësimi më pak

indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 17,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energjia, shitjet në volum rritje me 112%

indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 112,6% në aktivitete e energjisë elektrike, gaz, avull, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 34,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve, numri i të punësuarve ulje me 8.8%

indeksi i shitjeve neto në aktiviteti­n Furnizimi me ujë dhe trajtimi e menaxhimi i mbetjeve në volum shënoi rritje 30,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 26,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 8,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 2,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, shitjet u rriten me 23%

indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e ndërtimit shënoi rritje 23,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 22,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa i indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania