Gazeta Dita

Subvencion­i për transporti­n urban, operatorët: Fondi është tranzitor, sektori nuk del nga kriza

-

Paketa e rezistencë­s sociale ndaj pasojave të krizës do të mbështesë me fondin 5 mln USd sektorin e transporti­t.

Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë dPt, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transporti­t publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytet­ës e ndërqytetë­s të linjave, të licencuara nga dPSHtRR, MiE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. drejtori i përgjithsh­ëm i Shërbimit të transporti­t Rrugor Blendi Gonxhe pohoi më herët se fondi do të shpërndahe­t direkt çdo muaj për subjektet e transporti­t nga tatimet.

Për shkak të krizës në të cilën gjendet sektori i transporti­t urban ku përveç shtimit të kostove nga shtrenjtim­i i çmimit të naftës po vuan edhe reduktimin e numrit të pasagjerëv­e, nga operatorët është përsëritur vazhdimish­t miratimi i kërkesave fiskale. drejtori i transporti­t urban për linjën Kombinat-Kinostudio

Tufinë Kostandin Foni pohon se shpërndarj­a e fondit do të jetë lehtësi për operimin e operatorëv­e, por për nxjerrjen e tyre nga kriza nevojitet marrja e masave fiskale.

“Ende nuk është e qartë metodologj­ia se si do të shpërndahe­t ky fond dhe se si do të llogariten shpenzimet e operatorëv­e për naftën. do të llogaritet bazuar mbi shpenzimet mesatare të deklaruara të vitit të kaluar, të muajit të mëparshëm, apo akti normativ do të ketë fuqi prapavepru­ese. Shpërndarj­a e fondit të kompensimi­t është pozitive, pasi kompensimi, nëse do të miratohet 100 lekë/ litër do të ndikojë në rritjen e shërbimit. theksojmë se aktualisht shumë operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojn­ë çmimin e naftës. Por fondi është tranzitor, nuk mund të nxjerrë nga kriza sektorin. Për këtë arsye për të pasur aktivitet të qëndrueshë­m, që operatorët mos dalin çdo 3 muaj me kërkesa, duhet të miratohen kërkesat fiskale”, pohon z. Foni.

Kërkesat e operatorëv­e janë të njëjta me ato të kërkuara në nisje të pandemisë për të zbutur efektet nga rënia e numrit të pasagjerëv­e. Edhe tani që po vuajmë rritjen e shpenzimev­e nga shtrenjtim­i i naftës Shoqata Kombëtare e transporti­t Qytetas kërkon rimbursimi­n e tVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës 37 lekë/litër; heqja e taksës së qarkullimi­t në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktiviteti­n në transporti­n urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimi­n e çmimit të biletës për kategoritë (invalidë pune, të verbër, paraplegji­k, tetraplegj­ik, studentët) të cilët udhëtojnë falas.

Këtë javë për operatorët e transporti­t nisi disbursimi i fondit prej 1 mln euro për të kompensuar rënien 55% të numrit të udhëtarëve për 11 operatorët e transporti­t urban në tiranë. Kësti i parë shpërndahe­t me 2 muaj vonesë, pasi pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarj­a e kompensimi­t do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/ muaj për çdo operator. Vendimi për shpërndarj­en e fondit u miratua nga Bashkia e tiranës në dhjetor të 2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania