Gazeta Dita

Tjetër tender 12 milionë euro për Kardhiq-Delvinë

-

agjencia e Prokurimit Publik (aPP) ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq – delvinë Loti 8, që parashikon sistemimin dhe rivitalizi­min e Skarpateve.

Fondi limit i parashikua­r për këtë tender është 1.44 miliardë lekë, ose rreth 12 milionë euro. Sipas dokumentev­e të tenderit, kohëzgjatj­a e kontratës/marrëveshj­es kuadër ose afati për zbatimin e saj është 8 muaj. afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 15 prill.

Qëllimi i projektit në fjalë është mbrojtja, rivitalizi­mi dhe stabilizim­i i skarpateve në gërmime dhe në mbushje për rrugën e re nga Ura e Kardhiqit deri në delvinë.

Për realizimin e këtij qëllimi, synohet një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë stabilitet­in, qëndrueshm­ërinë dhe peizazhin e gjithë shpateve të ndikuar nga hapja e rrugës.

“Rruga Kardhiq –delvinë ka gjatësi 33 km, projekti i mbrojtjes do jetë vetëm nga kilometri 0 deri në kilometrin e 23-të, pasi vetëm kjo pjesë ka skarpata të larta dhe me rrezik nga rënia e materialit në trupin e rrugës, ndërsa pjesa tjetër nga kilometri 23-33, është zonë fushore dhe si rrjedhojë nuk kemi skarpata në gërmim”, thuhet në dokumentet e aRRSH.

Punimet në rrugën Kardhiq – delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimi­t, kurse kostot e punimeve po rriten vazhdimish­t pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.

Nga tabelat e Ministrisë së Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.

Rruga Kardhiq -delvinë e është e kategorisë B me dy korsi më gjerësi që varion nga 10 në 17 metër. Ky aks synon të shkurtojë distancën ndërmjet tiranës dhe Sarandës, duke shmangur Qafën e Muzinës. Rruga e cila u konceptua për nxitjen e turizmit kryesisht u kthye në një sagë pa fund dhe kosto të pallogarit­shme për taksapague­sit.

Qeveria ka njoftuar si afat për përfundimi­n total të punimeve në rrugë datën 7 gusht të vitit 2022, por në buxhetin afatmesëm ky aks do të financohet deri në vitin 2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania