Gazeta Dita

Rreth 11 000 shqiptarë aplikuan për azil në BE gjatë vitit 2021, të parët në Ballkan

-

Nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, prej të cilëve 77% për herë të parë. Të dhënat e EUAA tregojnë më tej se Maqedonia e Veriut, është i dyti në radhë për kërkesa të larta, me 5 mijë aplikime

Shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil në shtetet e Bashkimit Europian. të dhënat e fundit të agjencisë për azil të Bashkimit Europian (EUaa) tregojnë se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, prej të cilëve 77% për herë të parë. të dhënat e EUaa tregojnë më tej se Maqedonia e Veriut, është i dyti në radhë për kërkesa të larta, me 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200 aplikime, Bosnja- Hercegovin­a me 2500 aplikime, Kosova me 2,300 aplikime dhe Mali i Zi me më pak se 500 aplikime.

Sociologia Marsi Simo, i tha Gazetasi.al se prej vitesh vendi ynë është renditur ndër vendet me kërkesë të lartë për azil.

“Këto shifra na tregojnë diçka kontradikt­ore sepse vendi ynë formalisht është një vend i sigurt, por sipas të dhënave kuptojmë se kërkohet largim nga vendi ynë për shkaqe politike, pasigurie jetike në një vend tjetër. Po ashtu mendoj se pavarësish­t se informacio­ni është rritur kohët e fundit nga personat që duan të lënë vendin e origjinës, dyshoj se ende nuk përcaktohe­t saktë koncepti refugjatë me emigrant”, shpjegon Simo.

Sipas sociologes, në këtë realitet të pasigurisë që po jetojmë, ikja mbetet e vetmja zgjidhje për një pjesë të shtetasve shqiptarë. Simo shton se paralelish­t me ikjen shihet një nevojë e madhe për udhëzime për procedurat që duhet të ndjekin në vendet pritëse, që mos të riatdhesoh­en dhe të mbeten më të varfër se më parë.

Raporti i EUaa tregon se grupi më i madh i azilkërkue­sve ishin shqiptarët dhe më pas vinin moldavët. Sipas EUaa, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombët­are në BE u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë.

të dhënat tregojnë se rritja e përgjithsh­me e kërkesave për azil në vitin 2021 u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë. afganët depozituan dy herë më shumë aplikime (97 800) dhe kjo ka ndodhur për shkak të pushtimit të afganistan­it nga talibanët. EUaa tregon se vendet e BE morën më shumë se 10 000 aplikime afgane çdo muaj, niveli më i lartë nga të gjitha kombësitë e tjera.

irakianët ishin grupi i tretë më i madh i aplikantëv­e në vitin 2021 (28 700). Më pas shifrat tregojnë se kërkimet për azil vijojnë të larta me pakistanez­ët 24 600 aplikime dhe turqit rreth 23 700 aplikime. Për të tre kombësitë, aplikimet ishin dukshëm më të larta se në vitin 2020.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania