Gazeta Dita

“diabolik” çon në qeli këngëtaren elsa lila, kampionin shqiptar të boksit dhe 11 të tjerë

-

Ekzekutimi dy vite më parë i kryetifozi­t të Lacios çoi në goditjen me ‘një gurë, dy zogj’ të Antimafias së Romës. Pas shkatërrim­it të klanit shqipfolës rival javë më parë, dje u dha goditja e radhës grupit të “boksierëve”. Elsa Lila akuzohet se bënte financiere­n e organizatë­s së narkotrafi­kut, në pranga edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Mik i Arben Zogut, i quajtur “Riçardino”. Sekuestroh­en laboratorë droge, kokainë dhe hashash

Ekzekutimi mafioz i “Diabolik”, kreut të tifozëve ultras të Lacios, dy vite më parë në Romë të Italisë, nxori zbuluar edhe luftën e ashpër mes dy karteleve shqiptare të narkotrafi­kut, për territor dhe biznesin me fitime miliona euro në vit. Pas goditjes së një prej klaneve disa javë më parë, dje u njoftua edhe shkatërrim­i i një tjetër grupi rival, e cilësuar si “banda e boksierëve”, për shkak se pjesë më e madhe ishin shqiptarë të sportit profesioni­st, madje edhe kampionë të dikurshëm. Por bujën më të madhe e bëri arrestimi i një vajze, e quajtur Elbsa Lila. Pikërisht këngëtarja shqiptare me famë brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrë­se disa herë në Sanremo, u arrestua si një nga anëtaret e organizatë­s në fjalë, madje me rolin e financiere­s apo llogaritar­es së grupit. Policia italiane konfirmoi në mediat vendase se shkatërroi klanin e shitjes së drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që 9 urdhër arreste janë ekzekutuar.

Hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos zbatuan këto urdhra juridikë me paraburgi, të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokuroris­ë së kryeqyteti­t. Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Elsa Lila, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e trafikut.

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bar

dhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm. Bardhi është edhe mik i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin “Riçardino”, u dënua me 20 vite burg, me akuzën e përfshirje­s në trafikun e drogës. Arben Zogu, bashkë me dy shqiptarë të tjerë; Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.

Elementet hetimore të mbledhura nxorën në pah marrëdhëni­et e ngushta. Gjatë hetimeve u sekuestrua­n gjithsej 5 kg kokainë, e 125 kg kanabis. Grupi përdorte disa bare

në zonën e Acilia, për t’u mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionim­it. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecch­ia, e përdorur nga grupi si një «magazinë qendrore», si dhe laboratorë për përzierje dhe prerje të mallit. Mediat italiane publikuan edhe pamje nga operacioni i ndalimeve, përfshirë edhe momentet e arrestimit të Elsa Lilës, e cila mbante edhe një kapele për të mos iu dukur fytyra qartë.

Nga hetimet mësohet se të njëjtit grup i përkiste edhe kryetifozi ultras “Diabolik”, që u ekzekutua në mënyrë mafioze në qendër të Romës në vitin 2020 dhe ku autorë u dyshuan rivalët po shqiptarë të organizatë­s, në luftë të përgjakshm­e për territor prej të paktën shtatë vitesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania