Gazeta Dita

U shkatërrua grupi i boksierëve shqiptarë “Guarnera”, lidhje me kazalezët e “Kamorra”. Bardhi dhe Zogu, miq të “Mbretit të Romës” dhe “Diabolik”

-

Petrit Bardhi është një prej anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar dje, së bashku me Elsa Lilën, ndërsa janë shumë të njohur për autoritete­t ligjzbatue­se italiane. Ai ka qenë pjesë e një grupi, të dënuar nga Gjykata e Romës më parë për trafik droge. Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës”, merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge. Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios, me grupin e ‹Diabolik›, i cili u vra në një atentat. Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg. Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Mes tyre ishte edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e “Kamorrës”, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëv­e. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionati­n italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhe­tarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania