Gazeta Dita

Nga Viktor Zhusti dhe Koço Devole, te Liljana Kondakçi dhe Elsa Lila. Artistët shqiptarë të kapur me drogë jashtë vendit

-

Elsa Lila u arrestua dje në Itali, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike, megjithatë ajo nuk është e vetmja artiste e njohur shqiptare e arrestuar për drogë.

Në janar të 1998, aktori i njohur Viktor Zhusti u arrestua në Greqi, ku mediat shkruajtën se ai u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata greke, por kreu vetëm 4 vite dhe u lirua para kohe. Koço Devole ishte një tjetër figurë. I ndjeri aktor humori u arrestua në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhin e makinës iu gjetën 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Riminit dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm, teksa kishte këmbëngulu­r vazhdimish­t se nuk e dinte se çfarë kishte në ngarkesë. Liliana Kondakçi U arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë italiane pas tij, e cila kishte dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Asokohe, ajo ishte shpallur edhe si person në kërkim ndërkombët­ar, si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Më herët këngëtarja ishte arrestuar në Itali, pasi u kap në një stacion treni me 3 kg kokainë në çantën e saj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në dijeni dhe se ia kishte dhuruar një fans. Duhet thënë që Liljana Kondakçi ka mohuar gjithmonë akuzat e implikimit dhe ka deklaruar se atë e kanë futur në kurthe. Megjithatë, artistja e njohur kreu dënimin për trafik kokaine 2 vite e 8 muaj burg në Itali dhe u lirua në janar të vitit 2013.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania