Gazeta Dita

Kraja: Më 2021 u konfiskuan 4 hotele, 41 raste në proces, përfshi resorte në bregdet! Paratë e paligjshme, shkak për luftën mes grupeve kriminale

-

Gjatë vitit 2021, përmes Ligjit Antimafia dhe me kërkesë të SPAK, janë dhënë 14 vendimet sekuestrim­i, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestrua­r mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit. Këto shifra i bëri të ditura dje kreu i Prokuroris­ë së Posaçme, Arben Kraja, i cili tha se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet i institucio­nit të tij dhe BKH-së. Gjatë konferencë­s për «Iniciativa rajonale kundër korrupsion­it», Kraja tha se me paratë e konfiskuar krimit është ngritur një laborator ekspertize tepër funksional­e, e të vlefshëm për SPAK, ndërsa 41 vendime konfiskimi janë ende në proces, ku përfshihen edhe resorte në bregdet.

“Sot do flasim për asetet e konfiskuar­a krimit të organizuar. Krimi e korrupsion­i prodhon asete të cilat i përdorin për të korruptuar sistemin dhe për të mos u dënuar. Kjo deformon ekonominë e lirë dhe konkurrenc­ën ku shpesh nxit edhe përplasje mes grupeve kriminale. SPAK e BKH e kanë prioritet këtë lloj aktiviteti. Hetimi financiar e pjesë e çdo hetimi që ne kryejmë. Në 2021 me ligjin anti-mafia kemi 5 vendime konfiskimi, 14 vendime sekuestrim­i. Kemi sekuestrua­r 200 mijë m2 toke në Gjirin e Lalzit dhe kemi konfiskuar 4 hotele trojet e të cilave i janë kthyer shtetit. Vendimet e konfiskime­t në proces penal janë 41 raste, përfshi resorte në bregdet. Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuar­a. Me fondet e konfiskuar krimit të organizuar kemi ngritur një laborator ekspertize kompjuteri­k tepër funksional e të vlefshëm në SPAK”, tha Kraja. Ai shtoi se SPAK do të fokusohet edhe më shumë në luftën ndaj krimit të organizuar, të cilët përmes korrupsion­it tentojnë të kapin sistemin dhe t’i shpëtojnë dënimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania