Gazeta Dita

Covid-19\Dje, 1 viktimë dhe 93 infektime të reja

-

Edhe 1 qytetar tjetër në radhët e të moshuarve nuk ja ka dalë dot gjatë ditës së djeshme që të fitojnë betejën me koronaviru­sin, pavarësish­t ndihmës së specializu­ar mjekësore të marrë prej ditësh nga bluzat e bardha të spitaleve Covid. Sa i takon infektimev­e të reja, autoritete­t e shëndetit kanë raportuar një rritje të tyre, ku në të gjithë vendin dje janë raportuar 93 të infektuar të rinj me koronaviru­s. tirana vijon të ketë shifrat më të larta të infektimev­e ditore.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 93 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastë­r, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, dibër, delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SaRS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati”, konfirmoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po gjatë ditës së djeshme janë shëruar 99 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu, qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Ministria e Shëndetësi­së i kujton qytetarëve se respektimi i protokolle­ve anticovid është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania