Gazeta Dita

SHBA: Po shqyrtojmë nëse Rusia po sulmon qëllimisht civilët në Ukrainë

-

“Është një mizori, ajo që po bëjnë ushtarët rusë, si marrja e pengjeve në spitalin e Mariupolit”. Kështu deklaroi presidenti Joe Biden, duke iu përgjigjur ndërhyrjes së presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të ndihmojë popullin e tij. “Ai na kërkoi ndihmë dhe mjete ushtarake dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë – tha Biden, – ne i marrim kërcënimet e Putinit shumë seriozisht, ne kishim ofruar ndihmë tashmë para pushtimit. Presidenti Joe Biden e quajti mesazhin e liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, “pasionant” dhe “bindës” . “E dëgjova mesazhin e tij,– tha Biden -, ishte bindës dhe fjalimi i tij shumë i rëndësishë­m. Ai flet në emër të një populli që ka treguar guxim dhe forcë të jashtëzako­nshme në përballjen me një agresion brutal. Guximi dhe forca jo vetëm që kanë frymëzuar ukrainasit, por e gjithë bota “.

Biden sulmoi presidenti­n rus Vladimir Putin, duke kujtuar se “ai po bën kërdinë në Ukrainë” duke bombarduar ndërtesa dhe spitale. “Kjo nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin, pavarësish­t përparimit që ai bën në fushën e betejës”, tha Biden. SHBA-ja dyshon se qëllimi i Rusisë është të sulmojë civilët dhe sipas tyre nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte një krim lufte. Kjo deklaratë u bë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Ne po shohim nga afër objektivat e forcave ruse, duke përfshirë nëse ato synojnë qëllimisht sulmin ndaj civilëve, gazetarët dhe këdo tjetër. Vënia në shënjestër e qëllimshme e civilëve, gazetarëve dhe të tjerëve do të ishte një krim lufte”, tha Blinken.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania