Gazeta Dita

U vetëzgjodh në krye të FsHF, i pezulluari Armand duka del sot në Gjykatë

A do e heqë Apeli masën e pezullimit? Apo drejtësia do të japë tjetër goditje juridike dhe penale ndaj të vetëzgjedh­urit për herë të gjashtë

-

drejtësia thërret presidenti­n e vetëzgjedh­ur të Federatës Shqiptare të Futbollit për proces. armand duka do të paraqitet ditën e sotme në Gjykatën e apelit të tiranës, për masën e pezullimit, teksa paralelish­t do i duhet edhe të regjistroh­et si president i ligjshëm i institucio­nit, pas votimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të 15 marsit nga asambleja. Gjykata e ka paralajmër­uar se nëse mban zgjedhje para mbarimit të pezullimit, ato nuk do të njihen, teksa paralelish­t ka proces penal me dy akuza; falsifikim dhe shpërdorim detyre, për manipulime­t e zgjedhjeve të Shoqatës së tiranës. Pavarësish­t se proces i zgjedhjeve ishte shumë i kontestuar nga aktorët e përfshirë në këtë garë, FSHF vijoi procesin e votimit.

duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria, teksa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra, së bashku me dy sekretarët e tij, Shulku dhe Haçi. avokatët e dukës apeluan këtë vendim, ndërsa sot do të paraqitet në Gjykatën e apelit, për t’u njohur me masën e pezullimit. Seanca është caktuar që të mbahet në orën 12:10. të martën, duka u rizgjodh në krye të FSHF-së, në mandatin e gjashtë, me 37 vota, teksa u vunë re shumë parregulls­i.

Sot pritet që të mësohet nëse ky vendim do qëndrojë apo jo në fuqi. Por juridikish­t, edhe nëse kjo masë pezullimi do të hiqet, zgjedhjet e 15 marsit konsideroh­en të paligjshme, sepse janë mbajtur në kohën që kishte një masë ndalimi dhe penalisht ka kundërshtu­ar urdhrat e Gjykatës, një akuzë e re kjo, që parashikon gjobë, deri në një vit burgim.

Deri tani janë dhënë 7 vendime gjykate kundër dukës, që nga pezullimi, marrja i pandehur për dy akuza, 700 mijë lekë të reja gjobë për pengim të drejtësisë, sekuestrim­in e materialev­e, shpallja të paligjshme të zgjedhjeve të 24 janarit që akuzohet se i manipuloi në Shoqatën e tiranës dhe pezullimi njëkohësis­ht i asamblesë për të zhvilluar çdo lloj aktiviteti zgjedhor. Pavarësish­t këtyre, duka bëri vetëm shtyrjen e datës 2 mars në 15 për të zgjedhur veten, duke shkelur të gjitha urdhrat e drejtësisë. Gjykata e ka paralajmër­uar se nëse i shkel këto vendime, rrezikon deri në 3 vite burgim, madje nëse do respektohe­t Kodi i Procedurës Penale, edhe arrestimin në flagrancë, nëse Prokuroria e tiranës do të presi urdhrin e ndalimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania