Gazeta Dita

Prodani: Ditë e keqe për futbollin shqiptar, Gjykata s’do e regjistroj­ë! Çobani: Vendimi është nul, arrogancë drejtuesis­h!

-

Përmes një procesi të cilësuar juridikish­t të paligjshëm dhe parimisht manipulati­v, armand duka u rizgjodh sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i Shoqatës Rajoanle tirana, Eduard Prodani, e ka cilësuar si “një ditë te keqe për futbollin shqiptar”. Më herët, edhe kandidati dritan Shakohoxha e quajti procesin të paligjshëm dhe se drejtësia pritet ta rrëzojë sërish dhe të mos e regjistroj­ë. Ndërkohë, avokati artur Çobani, i propozuar për anëtar të Komitetit ekzekutiv të FSHF, por nuk u la të garonte, tha në “Report tv” se vendimi i asamblesë zgjedhore është nul. avokati thotë se procesi është mbajtur në kundërshti­m me vendimin e gjykatës.

“Rezultatin e prisja, por si proces mendoj se nuk ka qenë i rregullt, sepse asambleja e 2 marsit që u mblodh në thyerje të vendimit të gjykatës, gjykata mori vendimi që konsideroh­en nul. Edhe 15 marsi ishte nul, përderisa u mor nga një asamble që s’duhej mbledhur. Në këto kushte, edhe mospjesëma­rrja. U tha se janë 55 delegatë, mungesa e Shoqatës Rajonale tirana, nuk përbën 55, sepse janë 6 më pak. Në asamblenë e 2 marsit, pjesëmarrj­a ishte 42 delegatë, në asamblenë e 15 marsit kuorumi i pranishëm ishte 43. Nga njëra anë merr vendim që s’do pranohen për shkak të vonesave, nga ana tjetër shton kuorumin. asambleja është vazhdim i 2 marsit. Kjo është një shkelje e hapur dhe arrogancë e drejtuesve që injorojnë çdo lloj ligji”, tha Çobani.

të njëjtin mendim ndan edhe Prodani i cili thotë se procesi është nul dhe për rrjedhojë vendimi gjyakata nuk do e pranojë vendimin e marrë sot nga asambleja zgjedhore. “Padyshim, nuk kishte asnjë dyshim se me mënyrën sesi ishte organizuar kjo asamble zgjedhore duka do fitonte, çdo gjë ishte e rregulluar. Asnjë surprizë. (...) Kjo asamble vlerësohej jo ligjshme në 2 mars, ka pasur në fuqi vendimin e gjykatës për pezullimin, mbi dukën ka një pezullim që është në fuqi. Unë nuk e kuptoj se duka sot s’ka qenë president, nuk është president pavarësish­t se e kanë zgjedhur. Nuk e besoj, vendimet e kësaj asambleje duhet të regjistroh­en në gjykatë, një gjyqtar i rregullt nuk do pranojë kurrë ta regjistroj­ë”, tha Prodani. Nga ana tjetër, nuk kanë përfunduar ende shqyrtimet e padive të shoqatave të durrësit, Gjirokastr­ës dhe Shkodrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania