Gazeta Dita

Rama për krizën: Do të ketë edhe ditë që do punojmë nga shtëpia

Ditë pa makina, punë nga shtëpia, kompensim për transporti­n. Të gjitha çfarë tha dje kryeminist­ri, në kuadër të masave që po merren në përballimi­n e krizës

-

Duke folur për krizën, kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se dita e hënë do të bëhet pushim si një masë për të kursyer karburant.

Më herët, Rama ka thënë se ka edhe një draft për përballimi­n e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.

Përveç të hënës pushim, Rama shtoi se do të ketë edhe ditë ku do të punohet nga shtëpia në mënyrë që të kursehet më shumë.

“Do bëjmë një tjetër mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Nëse do vendosi kështu. E do vijë gradualish­t, sigurisht. Ajo që agjencia thotë. E diela pa makina thonë ata për të kursyer, jo për ekologji. Ose mund të flasim për tre ditë mos vajtje në punë nga shtëpia të punohet, si me Covid. Disa pika të tjera ka plani”, tha Rama.

Rama me shoqatën e transporti­t: Ndërhymë për të mbrojtur ata që përdorin autobusin

Kryeminist­ri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me përfaqësue­s të shoqatës së transporti­t për të prezantuar Paketën e Rezistencë­s sociale, për këtë kategori.

Kreu i qeverisë tha se qeveria ndërhyri për të mbrojtur qytetarët që e kanë të domosdoshë­m përdorimin e transporti­t publik. Rama tha se u vendosën në dispozicio­n 500 milion lekë dhe qëllimi kryesor ishte të mos rritet çmimi i biletës.

“Masa tjetër e mos prekjes së taksave të natës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transporti­n publik. Dhe me një rritje të çmimit të biletës që do të ishte e padëshirue­shme për publikun dhe do ti cenonte prapë se prapë kapacitet juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Dhe për këtë arsye ne vendosëm 500 milion lekë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës.

Është shumë e rëndësishm­e

që të vazhdojë shërbimi. Teksa po vija këtu pashë që agjencia ndërkombët­are energjisë kishte dalë me një lajm, që nuk është pozitiv, që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket. Sepse ndërkohë që diskutojmë çmimet, rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Ka paralajmër­uar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada”, tha Rama.

“Ne këtë fond e kemi vendosur dhe Gonxhe e ka përshëndet­ur i pari këtë. Do ta vëmë në dispozicio­nin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total. Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos ketë probleme.

Ndërkohë duhet të bisedojmë për një strategji afatmesme që të rrisim kapacitete e transporti­t publik, sidomos për atë urban”, shtoi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania