Gazeta Dita

Rritja e çmimeve, grupi iniciator paralajmër­on përshkallë­zim të protestave: Masat nuk mjaftojnë

-

Para protestës së planifikua­r të shtunën (19 mars 2022) në orën 11:00 para kryeminist­risë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, organizato­rët kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre.

Në një deklaratë për mediat, ata kanë paralajmër­uar se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallë­zohen, duke bllokuar rrugën dhe protestues­it do të ulen në tokë.

“Këto masa nuk janë të mjaftueshm­e për përballimi­n e krizës. Ndihma për përballimi­n e rritjes së çmimeve për kategorinë në nevojë është shumë minimale. Ndërkohë, qeveria vazhdon të refuzojë uljen e përkohshme të taksave, - shprehet një nga aktivistet, Rezarta Çaushaj. - Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë, këtë të shtunë qytetarët do të jenë të gjithë në protestë sërish. Kjo është protestë e qytetarëve, e organizuar nga ana dhe është për problemet e qytetarëve”.

Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do të jetë një marshim drejt kryeminist­risë.

Sipas organizato­rëve, një nga skenarët është përshkallë­zimi dhe qëndrimi ulur para kryeminist­risë. “Protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje”, deklaroi përfaqësue­sja. Pavarësish­t nga masat e marra nga qeveria për të shmangur abuzimet me çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, aktivistët thanë se ato nuk janë të mjaftueshm­e dhe se nuk ofrojnë garanci që nuk do abuzohet me çmimet e tyre.

Kërkesat e protestues­ve

-Heqja e taksës së qarkullimi­t dhe pezullimi i barrës fiskale mbi çmimin e karburanti­t

-Pezullimi i TVSh-së për produktet bazë të shportës -Zgjerimi i skemës së kompensimi­t dhe mbështetje­s për fermerët

-Një paketë reale ndihme për pensionist­ët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës -Hetim dhe mbikqyrje të koncesione­ve dhe operatorëv­e ekonomikë që ndikojnë arbitraris­ht në çmimet në treg, veçanërish­t në sektorin e hiodrokarb­ureve

“Këto propozime dhe masa mbështeten në tre shtylla kryesore: Ulje e barrës fiskale, hetim dhe mbikëqyrje për funksionim­in e tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë. Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë, këtë të shtunë, 19 mars, ora 11, të gjithë qytetarët nga e gjithë vendi do të jenë në protestë sërish dhe do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeminist­risë”, - tha grupi iniciator i protestës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania