Gazeta Dita

Përdhunimi i 15-vjeçares nga i dashuri dhe 4 shokët e tij, Gjykata regjistron dosjen e Prokuroris­ë për proces

-

Pas një hetimi të mbushur me tensione dhe reagime të forta, që zgjati më shumë se një vit, dosja penale në lidhje me përdhunimi­n e 15-vjeçare në Mirditë, ka kaluar për gjykim prej Prokuroris­ë, në Gjykatën e Lezhës, për proces. Vendimi është marrë nga gjyqtari artan Hajredinaj, duke i hapur rrugë gjykimit të themelit për 5 personat e vënë nën akuzë, për veprën penale “kryerja e marrëdhëni­e seksuale me dhunëk me të mitur». disa seanca shtesë u zhvilluan më herët në këtë gjykatë për regjistrim­in e çështjes, pasi u kërkuan hetime më të thelluara dhe prova bindëse.

Ndërkohë, avokatët e të pandehurve kanë mohuar në vazhdimësi që klientët e tyre të kenë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, pasi referuar dhe bisedave që janë zbardhur, ka qenë vetë e mitura që i ka provokuar në vazhdimësi. Njëri nga avokatët e të akuzuarve ka kallëzuar në SPaK për «shpërdorim detyre» dhe ka kërkuar përjashtim­in e prokurorit çështjes, me pretendimi­n se hetimet nuk janë kryer siç duhet. Kjo ka bërë që çështja të mbingarkoh­et edhe me faktorë të tjerë ligjorë dhe juridikë, edhe pse hetuesit kishin dëshminë e vajzës, telefonat e të dyshuarve, fotot, filmimet intime dhe mesazhet e shkëmbyera, shumë prej tyre kërcënuese ndaj vajzës.

të pandehurit e çështjes në fjalë janë; artan Kaçorri, albert Molla, Ermal tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale a.Gj., që u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit të vetë vajzës 15-vjeçare, nën shoqërinë e familjarëv­e, e cila pretendont­e se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat për disa juaj. tashmë do të jetë gjykimi i themelit që do të vendose për fatin e 5 të akuzuarve, nëse kanë konsumuar apo jo veprën penale që pretendon Prokuroria e Lezhës. Kjo ngjarje e rëndë, e cila ndodhi në fshatin tarazh të Mirditës, tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Vajza rrëfeu ndër të tjera se fillimisht pati lidhje me një nga të dyshuarit, por ky i fundit e tejkaloi veten, duke u dhënë foto dhe filmime shokëve dhe miqve të tij, që gjithashtu nisën ta shantazhon­in atë, se nëse nuk kryente marrëdhëni­e intime me ta, do i hidhnin materialet në internet.

Një prej të pandehurve cilësohet edhe si kushëri i vetë të dëmtuarës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania