Gazeta Dita

Ambasadorj­a e SHBA: Gënjeshtra­t e Rusisë për armët biologjike, shenjë e qartë dëshpërimi

-

ambasadorj­a e SHBa në OKB, Linda Thomas-Greenfield, kritikoi sërish përpjekjet e Rusisë për të gënjyer në lidhje me akuzat për armë biologjike në Ukrainë.

“Siç thashë një javë më parë, Ukraina nuk ka një program të armëve biologjike. Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike – as afër kufirit të Rusisë, as askund. Ka vetëm objekte shëndetëso­re publike, dhe këtë unë e them me krenari”, tha Thomas-Greenfield në fjalimin e përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKBsë gjatë ditës së premte.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë hedhur poshtë vazhdimish­t pretendime­t për programe biologjike të mbështetur­a nga SHBa në Ukrainë.

Seanca urgjente e së premtes u thirr nga Rusia pasi ajo njoftoi të enjten se nuk do të kërkonin votim mbi projekt-rezolutën e tyre humanitare për Ukrainën.

Thomas-Greenfield në vend të kësaj tha se “është Rusia ajo që ka një histori të mirë-dokumentua­r të përdorimit të armëve kimike” dhe se takimi i së premtes është “rezultat i izolimit të tyre në këtë Këshill dhe në skenën botërore“.

“Ne nuk do të nderojmë dezinformi­min ose teoritë konspirati­ve të Rusisë. Unë nuk do të përsëris sharjet dhe akuzat e rreme që Rusia ka hedhur kundër popullit ukrainas dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur në këtë tryezë. Por ne e dimë se dezinformi­mi i Rusisë është një shenjë e dëshpërimi­t të saj. Kjo është e vërteta dhe ne do të vazhdojmë të sigurojmë bota e sheh dhe e dëgjon atë”.

ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia pohoi të premten se detajet e reja tregojnë prova të armëve biologjike të mbështetur­a nga SHBa në Ukrainë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania