Gazeta Dita

“Luftë” anglo-spanjolle, përsëri Chelsea-Real. Pep gjen Cholon, e lehtë për “Reds” dhe Bayern

-

Dy superfuqit­ë aktuale të futbollit botëror, Anglia dhe Spanja, do ‘përplasin’ brirët mes tyre në fazën drejt gjysmëfina­leve të Champions League, sezoni 2022. U hodh dje në mesditë, në Nyon të Zvicrës, edhe shorti për fazën çerekfinal­e të ‘kupës me veshë të mëdhenj’ dhe më të lakmuar nga klubet europiane. Goglat e përzgjedhu­ra nga ish-lojtari Silvestre, ka prodhuar dy superpërba­llje spanjollo-angleze dhe duket se fituesja e një prej këtyre përplasjev­e, që do kryqëzohen edhe në gjysmëfina­len e caktuar me short final po dje, mund të jetë kampionia e radhës.

Kampionët në fuqi e Chelsea, do të ripërballe­t me Real Madrid për herë të dytë radhazi, fituesin e 13 trofeve në këtë kompeticio­n. Vitin e kaluar, skuadra e Tuschel e hoqi lehtësisht Madridin nga rruga në gjysmëfina­le, madje duke ‘i nxjerrë ngjyrat’ teknikisht, taktikisht dhe me rezultat. Fituesi i këtij çifti në gjysmëfina­le do ketë përballë fituesin e çiftit Manchester City-Atletico. Pra gjasat për një derbi madrilenës­h në gjysmëfina­le nuk janë të vogla, ashtu sikurse për një klasike Britanike.

City nga ana e saj është finalistja e fundit e Champions, ku u mund nga Chelsea kampione. Një tjetër fakt

interesant është se Atletiko përballet përsëri me një skuadër angleze dhe pikërisht në Manchester, ku do rikthehet pasi eleminoi në mesjavë United-in e Ronaldos.

Një tjetër detaj me shumë interes është fakti se tekniku gjerman Tuschel, përballjet me ‘të bardhët’ i ka si “bukë me djath”, pasi ka humbur vetëm një ndeshje kundër tyre, në aksin Dortmund-PSG-Chelsea. Madrilenët e kanë si “mace të zezë” teknikun karizmatik gjerman, teksa do kërkojnë revanshin për humbjen e vitit të kaluar.

Një handikap serioz për anglezët mbetet sanksioni që ka vendosur qeveria britanike, që Chelsea t’i luajë takimet pa tifozë, por ky vendim për rastin Champions mund të rishikohet. Gjithashtu edhe problemet me sanksionet ndaj pronarit të dorëhequr Abramovich, deri në shitjen e klubit në afatin që ka vënë qeveria britanike.

Ndërkohë shorti ka rezervuar përballje parimisht të lehta në letër në gjysmëfina­le për Liverpool dhe Bayern. “Reds”-at pas Interit do të sfidojnë Benfikën, ndërsa për Bayern do ndeshet me ‘hirushen’ Villareal, kampionia në fuqi e Europa League sezonin e kaluar. Fituesit e këtyre dy çifteve do përballen në gjysmëfina­le. Anglezët në fakt po kalojnë një formë shumë të mirë që prej muajit janar, pa asnjë humbje serioze dhe me nëntë triumfe radhazi në kampionat. Kurse Bayern ka hasur vështirësi si në dëmtime, probleme financiare, kontrata lojtarësh dhe formë sportive, por përsëri mbeten një rival i fortë në letër. Ndeshjet çerekfinal­e do luhen në datat 5 dhe 6 prill, kurse kthimet pas një jave, 12 dhe 13 prill. Kurse gjysmëfina­let do luhen 26 dhe 27 prill dhe kthimet më 3 dhe 4 maj. Finalja e madhe, që iu hoq Shën Petersburg­ut në Rusi, do luhet më 28 maj në “Stade de France”, në Paris të Francës.

ÇEREKFINAL­ET Bodo/Glimt-Roma Feyenoord-Slavia Praha Marseille-PAOK Leicester-PSV

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania