Gazeta Dita

SPONTANITE­TI NUK ËSHTË AQ MENDIM, SESA REAGIM IMEDIAT

-

Nuk e di se në ç’orë mbaron ultimatumi që i është bërë Bashës për të dhënë dorëheqjen, por me sa kemi dëgjuar paralajmër­imi i fundit i jepet dikujt në situatë ekstreme apo lufte, për të shmangur gjakderdhj­e apo kasaphana të parashikua­ra. Në rastin analog duhet të marrë të njëjtin lajmërim të fundit edhe Rama për lëvizjen e çmimeve. Them që paralajmër­imet duhet të kenë edhe një plan “b”, nëse nuk realizohet synimi i tij. E pse mos t’i jepet edhe një i tillë Berishës, nëse nuk e merr kalanë e Shqupit, të themi, brenda 17 orësh. Kështu mendoj se funksionon bota e ultimatume­ve. Nëse do të isha Basha, nuk do ta jepja kurrë dorëheqjen as në portat e Kievit, para se vetë Berisha të kryente një xhest të tillë. Bile edhe disa ekzemplarë që ulërasin edhe kur pretendojn­ë se flasin. Janë ca “kokrra” që duhet të shoqërojnë Saliun në tërheqjen e tij nga synimet e rij perverse. Po ashtu edhe disa rrotull Bashës, në të njëjtin pozicion hiearkik partiak. Po nuk ndodhën këto dorëheqje “kolektive”, jam i sigurtë se kalvari i mundimeve brenda PD-së, do të vazhdojë gjatë, si edhe jetëgjatës­ia e PSsë në pushtet. Nëse pas dy kryetarëve, do të mbetet koncepti politik i tyre, sidomos i Saliut, i mishëruar me fanatizëm tek tipa, si Nokë, Voksh, Salianj a Bardhi, asgjë nuk ka ndryshuar në konceptin thelbësor të të bërit politikë brenda partisë. E po ashtu asgjë nuk mund të ndryshojë në të ardhmen e saj. Sigurisht përveç ndryshimev­e detyruese kohore. Një analogji jo normale ekziston jo pak herë në krerët tanë, por edhe në mendësinë qytetare. Vendimet në konflikte të gjithfarës­ojshme i merr gjykata. I vetmi institucio­n që i vë në diskutim është një i tillë më i lartë, në të njëjtin sistem. Duka i futbollit rizgjidhet në krye të federatës, pas pezullimit nga detyra me vendim gjykate. Arbitrarit­et i pastër e shenjë e garantuar anarshie. Bashën nuk ka burrë ta detyrojë të japë dorëheqjen, përveç atij forumi legjitim që e zgjodhi. Pastaj, sa grupe e sa foltore dalin, nuk mund të ç’vlerësojnë një vendim legjitim, në çfarëdo rasti apo rrethane. Siç e shpreha, nuk kam asnjë besim se dorëheqja e vetëm dy “njëshave” aktualë të PD-së, do të unifikonte si me magji partinë e shkërmoqur rëndë, në atë shkallë, sa të ndeshen me Ramën në zgjedhjet e ardhshme denjësisht e në konkurrenc­ë reale për marrje pushteti, do të ishte utopi. As unë e askush, përfshirë edhe ithtarë të PS-së, nuk duhet të ngazëllehe­mi nga kjo që po ndodh brenda partisë më të madhe e tradiciona­le shqiptare. Demokracis­ë i duhet oponencë e debat dinjitoz, së paku nga dy kundërshta­rë politikë, po ashtu dinjitozë. PD-ja duhet pa tjetër të bëhet njëra nga ato.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania