Gazeta Dita

Nuk justifikon dot borxhin 140 mijë euro që i mori biznesmeni­t, prokurori Kasaj drejt shkarkimit

-

Doli dje për shpjegime para KPK-së së Drejtësisë, magjistrat­i aq shumë i lakuar për problemati­kat e ndryshme në detyrën që kryente në Gjirokastë­r. Emror Kasaj pranon se i mori dy herë borxh ndërtuesit të njohur, por s’pranon se ka probleme financiare. ILKPDI e cilëson me ‘flamur të kuq’ magjistrat­in, javën tjetër vendimi. KPK u mjaftua vetëm me problemet serioze të pasurive e borxheve të pajustifik­uara. Kasaj befason të pranishmit: Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për këtë punë. Nuk është se kam dashur të jem prokuror!

Komisioni i shkallës së parë të Vettingut i kërkon llogari sqaruese dhe të detajuara me fakte e dokumentac­ione prokurorit të Gjirokastr­ës, Emror Kasaj, aq shumë i lakuar nga media për natyrën e tij profesiona­le apo të sjelljes. Në përpjekje për të justifikua­r pasuritë e paluajtshm­e para KPK-së, magjistrat­i ka komprometu­ar pozitat, në lidhje me disa shuma financiare të trajtuara. dSiK dhe iLKPdi e konsideroj­në jo të përshtatsh­ëm për ta kaluar fazën e Vettingut, teksa prokurori rrezikon shkarkimin për 15 vite nga drejtësia në seancën e shpalljes së verdiktit. Për të shlyer detyrimin e blerjes së një prone me sipërfaqe 1000 metra katrorë në Yzberisht, me vlerë 300 mijë euro, prokurori rrëfeu se kishte marrë një hua 140 mijë euro nga një biznesmen ndërtimi. Edhe pse Emror Kasaj nuk kishte dokumentac­ion për të vërtetuar këtë hua, Komisioni i Vettingut ngriti dyshime të forta për konflikti interesi apo sjellje të papajtuesh­me me detyrën nga Kasaj.

Në kohën e këtij borxhi, Kasaj ushtronte funksionin e oficerit të policisë gjyqësore në tiranë. Komisioni i Vettingut nuk dha detaje të hollësishm­e për çështjen në fjalë, por edhe deklarata e pasurisë së magjistrat­it duket se ‘çalonte’ ndjeshëm në të dhëna dhe shifra që s’korespondo­nin.

Prokurori Emror Kasaj, i cili siç raportoi “ReportTV”, me rrëfimin e tij habiti të pranishmit, këmbënguli se paratë i kishte marrë hua, duke dhënë edhe detaje. Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, ai i kishte marr cash, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë. Prokurori Kasaj u shpreh gjithashtu se paratë ia kishte dhënë biznesmeni në mirëbesim dhe pa nënshkruar një kontratë noteriale.

Gjatë verifikimi­t të pasurisë të prokurorit të Gjirokastr­ës, Emror Kasaj, Komisioni i Vettingut ka konstatuar “probleme serioze, një mori borxhesh, transaksio­nesh të pretenduar­a të paqarta, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare”. trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktar­in dhe Olsi Komici, kanë përfunduar hetimin për prokurorin Kasaj vetëm për kriterin e pasurisë, duke e konsiderua­r si të mjaftueshë­m për të vendosur për fatin e tij. Vendimi për shkarkimin ose konfirmimi­n në detyrë të prokurorit Kasaj, do të merret në 25 mars 2022, pra fundjavën e ardhshme.

Kasaj thotë se s’ka problem edhe nëse shkarkohet

Përballja e prokurorit Emëror Kasaj me Vetingun ishte sa e pazakontë për të pranishmit, aq edhe emocionale për prokurorin. Kasaj tha se nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe për punë dhe se nuk e kishte problem edhe nëse shkarkohej. “Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për këtë punë. Nuk është se kam dashur të jem prokuror. Nuk kam frikë nga jeta”, tha Kasaj, i cili ka të kuptohej se sikur e kishin detyruar të ushtronte funksionin e prokurorit.

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastr­ës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij armando dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e astirit në tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në tepelenë të Elton Çiços (i vrarë më 2016), duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastr­ës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Në tetor të vitit 2021, media raportoi se prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamilj­ar italian në Gjirokastë­r, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qera dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshor­tja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastr­ës. Gjykata e apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania