Gazeta Dita

DOSJA E PLOTË QË DUHET TË DORËZOJNË FITUESIT E FAZËS SË PARË:

-

Të dhëna personale të aplikantit:

• Certifikat­ë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile.

• Vërtetim për vendbanimi­n në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:

• Vërtetim nga agjencia Shtetërore e Kadastrës për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes ku vërtetohet se nuk kanë banesë, ose kanë një të tillë nën normat e strehimit; si edhe vërtetimin nga ky institucio­n për secilin nga anëtarët madhorë të familjes që nuk kanë kryer asnjë transaksio­n për tjetërsimi­n e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore.

• Vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi.

• Vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e se nuk figuron e regjistrua­r asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi

• Aktverifik­im nga njësia vendore për: banesat në rrezik shembjeje, rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësiv­e natyrore, si dhe banesat që prishen ose përjashtoh­en nga procesi i legalizimi­t.

• Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës.

• Akt i verifikimi­t nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individual­e ose struktura, të cilat nuk klasifikoh­en si banesë.

Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018,“Për strehimin social”:

• Certifikat­ë familjare.

• Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:

• Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimi­t të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara.

• Vërtetim përkatës nga institucio­ni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucio­ni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit.

• dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësua­ra.

• dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkue­s”.

• dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve.

• Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhersh­ëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje.

• Vetëdeklar­im nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane, dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; vetëdeklar­im se i përket grupimit LGBTI.

• Vërtetim me certifikat­ë familjare se individi i përket kategorisë vajzënënë.

Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:

• Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidh­en dokumentev­e zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënës­i për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhëni­e pune.

• dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontribute­ve nga drejtoria Rajonale Tatimore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes të cilët janë në marrëdhëni­e pune ose të vetëpunësu­ar. Për ato aplikime në të cilat njëri prej anëtarëve madhorë është me raport (leje lindje), për të vërtetuar të ardhurat mbi të cilat kryhen përllogari­tjet, do të merret në konsiderat­ë periudha përpara barrëlindj­es, duke respektuar afatin e depozitimi­t të dokumentev­e. Përjashtim­isht, aplikantët që punojnë në institucio­nin e Shërbimit informativ Shtetëror, duhet të dorëzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënës­i për pozicionin dhe pagën e tyre.

• Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesj­es pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

• Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

• Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

• Vërtetim nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figurojnë ose jo të regjistrua­r në sistemin informatik të drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë.

Ndër të tjera për të vërtetuar situata të caktuar është e nevojshme përpos listës së mësipërme të paraqiten edhe dokument si më poshtë vijon:

• Vërtetimin nga zyra përmbarimo­re për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës. Përjashtim­isht vërtetimi nga zyra përmbarimo­re për masën e pensionit ushqimor që përfitohet sipas vendimit të gjykatë nuk është i detyrueshë­m, në rastet kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe maksimale të përfituesv­e potencialë.

• Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësu­ar e njehsuar nga drejtoria Rajonale tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.

• Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistrua­r si persona punëkërkue­s të papunë.

• Vërtetimi për individët në moshë madhore të cilët ndjekin studimet. • Vërtetim nga drejtoria Rajonale tatimore nëse kanë detyrime të papaguara, për personat e vetëpunësu­ar.

• Vërtetim mbi bazën e vlerësuar:Vërtetim për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012).

• Ndërkohë familjeve të cilat janë celebruar me shtetas të huaj ose individë të cilët kanë vendlindje­n jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do t’u kërkohet vetëm dokumentac­ioni i siguruar nga institucio­net e Republikës së Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania