Gazeta Dita

Dje u raportuan vetëm 76 raste të reja infektimi

-

Ndërsa ju bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi dje se listës së të infektuarv­e me koronaviru­s i shtohen edhe 71 qytetarë të tjerë në të gjithë vendin, teksa fatmirësis­ht për të dytën ditë me radhë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Lidhur me gjurmimin e rasteve të reja, autoritete­t e shëndetit kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se në të gjithë vendin janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 76 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier, Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastë­r, Kuçovë, Elbasan, Përrenjas.

Janë 639 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Po gjatë ditës së djeshme janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, autoritete­t e shëndetit u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Edhe të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, duhet të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania