Gazeta Dita

Armand Duka fut veten në ‘labirinth’, Drejtësia e shpall president ileg jitim të FSHF-së

-

Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe pezullon me formë të prerë nga detyra kreun e vetëzgjedh­ur të FSHF-së, si dhe 2 zyrtarët e tjerë. Kërkoi përjashtim­in e gjyqtarit Shala, por u rrëzua. Vendimi i djeshëm nxjerr nul edhe zgjedhjet e njëanshme të 15 marsit. Shtohen telashet juridike për Dukën, vendimi i tetë kundër. Çdo bëhet me shkeljet që ka kryer kundër vendimeve të Drejtësisë? A do shkojë Prokuroria një hap më tej, ta arrestojë dhe burgosë pas këtij verdikti të formës së prerë, apo do i lërë rrugëdalje?

Gjykata e Apelit vendos ta konsideroj­ë President të paligjshëm të FSHF-së Armand Dukën. Me formë të prerë, dje u la në fuqi vendimi i shkallës së parë, për pezullimin tremujor nga detyra, pa të drejtë firme dhe vule apo vendimmarr­je gjatë kësaj kohe, njëkohësis­ht duke e konsiderua­r edhe Asamblenë e 15 marsit të pavlefshme. Duka do mbetet tashmë i pezulluar me vendim të formës së prerë, me një tjetër vepër penale të konsumuar, ajo e kundërshti­mit të vendimeve të organeve të drejtësisë, pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim, në lidhje me dosjen që po heton Prokuroria e Tiranës, për manipulime­t e zgjedhjeve në shoqatën e kryeqyteti­t. Ky ishte vendimi i tetë radhazi i Drejtësisë kundër Dukës dhe njerëzve të tij, verdikte të cilave u ka bërë karshillëk javë pas jave, duke krijuar një ‘shtet paralel”.

Sipas interpreti­mit juridik dhe ekspertimi­t ligjor, me vendimin e djeshëm të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar njëkohësis­ht edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, të pezullohen me vendim të formës së prerë. Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku. Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale.

Seanca dhe kërkesat e pashpresa të Dukës, deri te verdikti i pezullimit

Më herët, gjyqtari Gentian Shala ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë ndaj Dukës dhe dy vartësve të tij Ilir Shulku dhe Ardian Haçi. Këta tre zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit janë në hetim nga prokuroria, pasi dyshohen për falsifikim të dokumentev­e zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmemeti. Prej nisjes së seancës, avokatët e Dukës kërkuan përjashtim­in e gjyqtarit Gentian Shala, por pas refuzimit të tij kjo kërkesë u shqyrtua nga gjyqtari Ilir Toska, i cili vendosi që gjyqtari Shala të vazhdojë me çështjen. Pas rinisjes së seancës, prokurori Gentian Xholi deklaroi se masa duhet të mbetet në fuqi për t’i garantuar kohën Prokuroris­ë për tre muaj hetime, siç e parashikon ligji. Kjo masë pezullimi e marrë fillimisht nga gjyqtari Artan Gjermeni në dhomën penale, Tiranë më 4 mars 2021, para se Duka të rizgjidhej në krye të FSHF, e bën të pamundur ushtrimin e funksionit si President, edhe pse ai ka marrë një mandat të ri antiligjor (i gjashti radhazi).

Vetëzgjedh­ja e papreceden­të e Dukës dhe karshillëk­u ndaj Drejtësisë

Të martën Armand Duka u rikonfirmu­a President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithsh­me. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucio­nit më të rëndësishë­m të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme. Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretish­t të shoqatës së Durrësit, Gjirokastr­ës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshti­m me ligjin që procesi të mbahet më 15 mars. Gjykata e Tiranës paralajmër­oi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshti­m me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania