Gazeta Dita

Gripi i shpendëve, gjatë natës u groposen mijëra pula të ngordhura

-

Pas vendimit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinari­së, mijëra pula të ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur gjatë natës në qytetin e Shijakut, larg zonave të banuara. Të dielën e 20 marsit, Ministria e Bujqësisë njoftoi se ishte konfirmuar rasti i parë me gripin e shpendëve në vend, Influenca Aviare i tipit H5N8, edhe pse ditë më parë u lajmërua se shpendët e ngordhur masivisht kishin laringotra­keit infektiv. Më pas ministria vendosi karantinim­in dhe kufizimin e zonës së lëvizjes së shpendëve dhe asgjësimin e pulave të ngordhura. Po ashtu nuk përcaktoi as nëse do të ribëhej ri analizimi i mostrave që fillimisht dolën me laringotra­keit. Po ashtu Ministria dhe asnjë institucio­n tjetër nuk dhanë detaje për asgjësimin e pulave të ngordhura. Cili autoritet e ka përgjegjës­inë, sa pula do të asgjësohen, ku do të groposen? A përfshihen edhe ato që janë të prekura?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, para pak ditësh njoftoi se janë groposur 175.300 pula të ngordhura, duke nënkuptuar se ndoshta ky është autoriteti që do të merrej me groposjen e tyre.

ISUV deklaroi se është e ndaluar shitja e shpendëve të gjallë në tregjet e hapura dhe kjo do të bëhej vetëm në maketet e kontrollua­ra.

“Ligji jonë parashikon edhe groposjen. Edhe metodën e djegies. Secili duhet të shprehet në bazë të legjislaci­onit për të gjetur vendin e duhur. Masat janë marrë në 19 Mars 2022. Kjo do të thotë që vezët që gjenden në treg janë të prodhuara në datat e mëparshme. Vezët mund të qëndrojnë në treg për 21 ditë dhe në rast se nuk shiten kthehen mbrapsht dhe asgjësohen”, shtoi ISUV.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania