Gazeta Dita

Prostituci­on në qendër masazhi, ish-konkurrent­i i “Përputhen” rrëfehet

-

ish-konkurrent­i i emisionit televiziv “Përputhen”, alban dyrmishi, u vu nën arrest pak javë më parë, teksa dyshohet se kishte kthyer qendrën e masazhit të hapur prej tij si biznes, në ambient për shfrytëzim prostituci­oni, me dy vajza të reja të punësuara, 19 dhe 20 vjeçe, që promovonin veten dhe punën ‘e aftë’.

Në lidhje me operacioni­n policor dhe hetimet, ka folur vetë dyrmishi në një emision televiziv në ‘abcneës’, duke u shprehur se është i pafajshëm. aktualisht i riu ndodhet nën arrest shtëpiak, pasi u lirua 24 orë nga ndalimi policor.

dyrmishi deklaroi se në momentin kur e telefonuan se policia kishte zbuluar atë që ndodhte në biznesin e tij, po bëhej gati të shkonte në Skrapar. dyrmishi shprehet se është i pafajshëm dhe se ka besim te ligji.

“Unë dhe sot e kësaj dite s’e di çfarë ka ndodhur. ishte e diel dhe po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë, se ndodhej Policia. duke qenë se jam administra­tor i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit. Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie, që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat, bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicio­n të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pastërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”, tha ai.

Dyrmishi u arrestua në fillim të këtij muaji, por më pas Gjykata e tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. ai kishte marrë një ambient me qira në tiranë, te rruga “Sami Frashëri” dhe e kishte përshtatur si qendër masazhesh, “duart e fuqishme”, të regjistrua­r edhe në QKB, ku kishte punësuar vajza të reja, të cilat dyshohet se ushtronin prostituci­on. Prokuroria ka në dispozicio­n të gjitha promocione­t që bëheshin në faqen e subjektit në rrjetin social, ku josheshin klientët se “nuk u hiqnin dot hallet, por mund t’i relaksonin” ndër të tjera. Gjithashtu promovohej edhe puna e mirë e “vajzave të shkathëta” dhe me duar të arta. Kjo indicio ka shërbyer për një hetim policor dhe që po vijon nga organi i akuzës, me tre të dyshuarit që ndiqen jashtë paraburgim­it.

Alban Dyrmishi u lirua një ditë pas arrestimit nga Policia, Gjykata vlerësoi se s’kishte prova të forta flagrance. Pronari i qendrës thotë se nuk e dinte as sot se çfarë kishte ndodhur. Mohon akuzat për ushtrim apo shfrytëzim prostituci­oni të dy punëtoreve. Deklarata: “Kam besim të ligji dhe drejtësia, jam i pafajshëm!”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania