Gazeta Dita

Nuk i kthente borxhin, tenton t’i hyjë i maskuar në banesë dhe ta vrasë

-

Emir Emiri është ngritur nga Kruja, për të kërkuar borxhin në qytetin myzeqar, tek gruaja 50-vjeçare që ia kishte si detyrim. Me kapuç në kokë, thikë dhe dylbi, u kap nga Patrulla në momentin e fundit. Dyshohet se 63-vjeçari do vriste borxhlien që s’i kthente detyrimin, verifikime nëse kishte dhe qëllime të tjera të fshehura

Një tjetër sherr për borxhin për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, pas ngjarjes makabre të Kuçovës rreth dy muaj më parë. Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës ditën e djeshme, pasi akuzohet se do të vriste një grua 50-vjeçare, sepse i kishte një shumë të vogël parash borxh dhe që s’ia kthente.

Burime zyrtare bënë me dije se i ndaluari është Emir Emiri, banues në Krujë, teksa është kapur në flagrancë kur po shfaqej i maskuar dhe me kapuç në kokë, para derës së shtëpisë së shtetases a.a., në lagjen “Çlirimi”. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi. Mësohet se ka qenë vetë shënjestra që informoi policinë vendore, pak sekonda pasi hasi në planin e të dyshuarit dhe kërkoi ndihmë.

Patrullat ndërhynë në kohë, pikërisht kur i maskuari me armë të ftohtë në dorë dhe dylbi për të ndjekur lëvizjet në banesën e gruas në fjalë, po bëhej gati të vepronte.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja a. a., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit 63-vjeçar, që edhe gjatë dëshmisë së dhënë para oficerëve e pranoi si fakt. Por teksa shpjegoi se i kishte kërkuar më shumë kohë agresorit për të shlyer këtë shumë, ky i fundit e ka kërcënuar me jetë. Policia tha se po verifikon nëse qëllimet e 63-vjeçarit ishin më tepër se borxhi, ndoshta kërkesa për marrëdhëni­e intime nga shënjestra apo për të abuzuar me të seksualish­t, përveç grabitjes.

“Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnjë arrestuan në Emir Emirin, 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale «sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje» dhe «mbajtja pa leje e armëve të ftohta», thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania