Gazeta Dita

Përpunonte 2 mln euro drogë në muaj në laborator, blloku tradhton shqiptarin që drejtonte grupin e narkotrafi­kut

-

Një laborator i madh i prerjes dhe përpunimit modern të lëndëve të forta psikotrope, kryesisht kokainës, është shkatërrua­r nga Antimafia e Italisë ditën e djeshme. të paktën 2 milionë euro në muaj raportohet se arrinte të xhironte kreu i organizatë­s së narkotrafi­kut, që specifikoh­et se është një ‘bosi shqiptar’ në Firence, duke shpërndarë kokainë dhe heroinë në të paktë 13 rajone të italisë.

Edhe pse ishte pjesëtar i një bande kriminale të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe marokenë, ai transporto­nte dërgesa prej 50 kilogramës­h heroinë dhe 20 kokainë në muaj, por emri nuk u bë publik për momentin, për shkak se operacioni nuk është mbyllur ende.

Mediat vendase raportuan se ka qenë një bllok shënimesh, ai që ‘tradhtoi’ shqiptarin. Gjatë hetimeve, janë gjetur disa blloqe ku grupi kriminal shënonte shumat e fituara individual­e nga shitja e drogës. Përmes këtij blloku, policia arriti të përcaktont­e xhiron e realizuar nga narko-trafikanti dhe vartësit e tij, me të paktën 2 milionë euro në muaj. duhet theksuar se prerja e kokainës apo heroinës bëhet zakonisht 1 me 3 dhe sigurohet të paktën një fitim më shumë se dyfishi i shpenzimev­e.

të dhënat janë publikuar nga Policia e Bolonjës, pas operacioni­t ndaj grupit në fjalë dhe dërgimit të tyre për gjykim. Operacioni sipas mediave italiane është kryer gjatë ditëve të fundit dhe grupit kriminal i janë sekuestrua­r 26 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë heroinë në bazat e tyre, me një vlerë tregu që nëse shitej në doza të vogla, siguronte të paktën 4 mln euro arkëtime për organizatë­n. Policia italiane bën me dije se sasia e drogës ishte gati për t’u hedhur në treg. Besohet se kokaina vinte me anije nga amerika e Jugut, kryesisht Ekuadori, nëpërmjet porteve europiane në Spanjë, Holandë apo Belgjikë, kurse heroina importohej nga Lindja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania