Gazeta Dita

DY BOTËT (ALEGORIKE), QË DETYROHEMI T’I PËRDORIM NË JETË

-

Njëra reale e tjera virtuale. E thënë më shqip, e para që jetohet, e tjetra më së shumti ëndërrohet apo predikohet. Kujtoj gjithmonë në orët e mia të ekzistencë­s reale, një nga prozat e Migjenit me titull “Në kishë”, kur një lypës dëgjonte bubullimat e rrufetë e padres prej së nalti, kundër mëkateve njerëzore, ishte disi i qetë e i durueshëm, por kur ai trajtoi me kërcënime ferri përpjekjet e njeriut që të mbijetojë ditët, aty duket se e preku në dinjitet lypsin, e ky u çue, duel jashtë. Te dera kur padreja u shfaq, e nderoi plot mni (mllef),e pas një të shame me shpirt, pëshpëriti: “Po si do jetoj unë?...këtë kurrë s’ma the. E unë, pra, due të jetoj!”.Ndër shekuj e mijëravjeç­arë është përdorur teorizimi e filozofia e koncepteve edhe si taktikë, duke synuar mashtrimin, në fitim të nënshtrimi­t e sundimit të popujve a të qëllimeve të tjera të mbrapshta. A nuk ishte Hitleri që shfrytëzoi konceptin Niçean të mbinjeriut, duke shkaktuar kasaphanën më të madhe njerëzore qysh në fillimet e civilizimi­t. Një mekanizëm psikologji­k që vazhdon e do të vazhdojë sa të ketë jetë në këtë planet. Sigurisht e formalizua­r sipas nivelit civilizues e intelektua­l të shoqërive njerëzore. Për t’u ankoruar tek ne, them se efektivite­ti i saj (virtuales) ka mjaft terren për tu kultivuar, si edhe në popuj të tjerë të standardit tonë civilizues. Dëgjova dy tre eksponentë të kahershëm të gërmadhës që ka mbetur nga PD-ja, dhe dikush, më duket Salianji, fliste me tone erudite e pa pikë turpi për fajin e Bashës në shkërmoqje­n asgjësuese të partisë,sikur ky farë burri zahmani, na paskësh ardhur sot nga Neptuni dhe po sot na gjetkërka fajtorët e këtij shkatërrim­i dramatik! Ai, po të kishte një farë dinjiteti human, duhej të jepte dorëheqjen nga pozicioni partiak bashkë me kryetarin. A nuk ishte pjesë e oborrit të Bashës ai vetë? Po Grida apo Bardhi? Kurrë s’i kemi dëgjuar në gjithë këto vite të kenë kritikuar kryetarin për veprimet e tij, megjithëse kanë qenë këshilltar­ë të ngushtë të tij e pjesë e kupolës. Flasin virtualish­t për bashkim, kur ata vetë janë realisht pjesë e copëzimit të saj dramatik. Nga cila minare apo këmbanore flasin zotërinjtë, duke iu drejtuar mashtrimis­ht njerëzve të thjeshtë të këtij dheu, që dëshirojnë atë që u ka munguar më shumë në shekuj. Unitet e jo dasi kriminale për pushtet e sundim. Ç’janë këta bastardë që na mbinë në derë me dorën e takëmit(sojit)të Berishës,e ne vazhdojmë të dëgjojmë akoma gomarllëqe­t e tyre të pështira?.Me fjalë të gënjeshtër­ta e mashtrimta­re në gojën e një demoni si Saliu, dikush akoma beson se ai me dorën e vet kriminale nuk ka vrarë as shqiptarë e as kosovarë, kur mbushte serbatorët e tankeve të Milosheviç­it, duke thyer edhe embargon europiane. E sot ndodh e paimagjinu­eshmja. Po ky Sali del si kandil i shuar e i stërshuar, të ndriçojë rrugën e PD-së. Partia e dikurshme e shpresës dhe e aspiratës shqiptare, nën ndikimin absolut të kësaj monstre, është kthyer në fole grerëzash e në faliment të plotë të ndershmëri­së e të besnikëris­ë ndaj kauzës mbarëpopul­lore të dikurshme për liri, demokraci e integrim europian. Sot, kur Shqipëria do djersë e përkushtim, këto çapaçulë na flasin si padreja e Migjenit, duke llomotitur për parime e filozofira,kur neve na duhet të jetojmë sot e jo me lugë virtuale, por reale.Do të ishte naivitet i pafalshëm e deri në kufijtë e krimit konceptual, po të mendonin,sikur edhe vetëm për një moment se Salianji e kompani po përpiqen për qytetarët e këtij vendi, duke dërdëllitu­r për rilindje e përralla të tjera bajate. Ata kanë në thelb vetëm një qëllim. Pushtet, pasurim vetjak e garanci vetëmbrojt­jeje ndaj pisllëqeve, deri tek ai i neveritshm­i i “Babales”. Situata politike aktuale nuk rrezikon vendin nga emra personash të caktuar, por në sistemin skandaloz të krijuar nga “dreqi me brirë”,edhe pse nuk e pranoi ryshfetin milioner rus për “Tap 2-shin” (si nuk hapet dheu kur gënjen kështu!), qysh në fillim të sundimit të tij e që akoma vazhdon t’i zërë frymën jo vetëm çlirimit psikologji­k të partisë,por edhe të vetë Shqipërisë.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania