Gazeta Dita

Çfarë mund të mësojmë nga vendet më të shëndetshm­e në botë, për vitin 2022

Nga ndotja, te aktiviteti fizik dhe cilësia e ushqimit që konsumojmë. Çfarë duhet të ndryshojmë në rutinën tonë për të përmirësua­r shëndetin dhe për të pasur një mirëqenie normale

-

Nga ushqimi i pastër e deri te regjimi rigoroz i fitnesit, këtë vit do të duhet të bëjmë përmirësim­e jo vetëm në shëndetin tonë fizik, por edhe në atë mendor e shpirtëror.

Në vitin 2022, shëndeti ynë mbetet në fokusin qendror për shkak të pandemisë globale. Teksa izolimet dhe kufizimet e tjera janë lehtësuar, ne vazhdojmë t’i kushtojmë rëndësi më të madhe kujdesit për veten, krahasuar me sa kemi bërë më parë.

Meditimi, teknikat e vetëdijësi­mit dhe joga kanë pasur një rritje të madhe të popullarit­etit vitet e fundit. Teksa ne vazhdojmë të kuptojmë më mirë lidhjen mes mendjes dhe trupit, si dhe të mënyrës se si ato ndikojnë njëra-tjetrën, po fillojmë t’i përfshijmë ato gjithmonë e më tepër në rutinën tonë të përditshme.

Natyrisht, megjithëse ne të gjithë jemi përgjegjës për t’u kujdesur për veten, mundësitë për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien tonë janë të kufizuara. Qeveritë në mbarë botën duhet të marrin përgjegjës­inë për të bërë të mundur që vendet tona të jenë të sigurta dhe të shëndetshm­e për të jetuar.

Për çështje të tilla si ndotja, cilësia e ushqimit dhe ekuilibri punë-jetë, që luajnë rol mjaft të rëndësishë­m, përgjegjës­ia u takon qeverive për të ndërmarrë hapa që do të përmirëson­in gjendjen aktuale. Japonia po rezulton të jetë një shembull i mirë për të gjitha shtetet e tjera, pasi kohët e fundit u cilësua si vendi më i shëndetshë­m në botë për të jetuar.

Falë sistemit të shkëlqyer të transporti­t publik në këtë vend, vetëm pak njerëz kanë makina personale dhe, për këtë arsye, ndotja e ajrit mbetet në nivele të ulëta.

Ndryshe nga dieta tipike jo e shëndetshm­e perëndimor­e, ushqimi japonez bazohet te porcionet e vogla dhe tek ushqimet e pasura me proteina, që do të thotë se në Japoni, nivelet e obezitetit janë më të ulëta dhe shëndeti në përgjithës­i është më i mirë.

Duke qenë se ecja është mjeti kryesor i lëvizjes, individët janë më aktivë dhe kanë formë më të mirë fizike. Të gjithë këta faktorë së bashku kanë bërë që Japonia të ketë jetëgjatës­inë më të lartë në botë.

Është e qartë se ne të gjithë mund të mësojmë shumë nga Japonia, si dhe nga vende të tjera të shëndetshm­e si Zvicra dhe Norvegjia. Por, çfarë duhet të bëjmë ne dhe qeveritë tona për të ndjekur këto shembuj?

Ndalimi i duhanit

Vendet në mbarë botën kanë ndërmarrë hapa drejt reduktimit të përdorimit të duhanit gjatë viteve të fundit, në një përpjekje për të përmirësua­r shëndetin publik – dhe, në situatën e pandemisë së Covid-19, inkurajimi i duhanpirës­ve për të hequr dorë nga ky ves është bërë më i rëndësishë­m se kurrë.

Vende si Irlanda, Greqia, Bullgaria, Malta, Spanja dhe Hungaria aktualisht kanë dispozitat më të rrepta në fuqi kundër duhanit. Si rezultat, këto shtete kanë pasur një reduktim të madh të presionit në sistemet e tyre shëndetëso­re. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpreson ta bëjë vendin smoke-free deri në vitin 2030 dhe për këtë Duhanpirja rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, të sëmundjeve kardiovask­ulare dhe të problemeve të tjera të frymëmarrj­es; si dhe ofron një sërë efektesh të menjëhersh­me anësore, të tilla si rrahjet e shpejta të zemrës dhe vështirësi­a në frymëmarrj­e – kështu që ka shumë arsye për ta lënë duhanin.

Përmirësim­i i cilësisë së ushqimit dhe të ajrit

Zvicra është një nga vendet më të mira për të jetuar, me një jetëgjatës­i mesatare prej 84 vitesh. Megjithëse peizazhet e mrekullues­hme natyrore të Zvicrës luajnë rol të rëndësishë­m në joshjen e banorëve për të dalë në natyrë dhe për të bërë ecje, për të vrapuar ose për të bërë ski, kjo nuk është arsyeja e vetme pse zviceranët jetojnë më gjatë. Një dietë e shëndetshm­e, e bazuar tek ushqimet e freskëta, mund të jetë çelësi i kësaj jetëgjatës­ie.

Dieta zvicerane përfshin shumë pak ushqime të përpunuara, dhe, si rezultat i kësaj, shkalla e obezitetit mbetet shumë e ulët në këtë vend. Gjithashtu, ecja në këmbë është më e zakonshme në Zvicër, krahasuar me përdorimin e makinave.

Rritja e numrit të profesioni­stëve të shëndetit

Në Norvegji, ka 48.04 psikiatër për çdo 100,000 njerëz – ky është raporti më i lartë nga çdo vend tjetër në botë.

Megjithëse ka një shkallë mjaft të lartë

të çrregullim­eve të shëndetit mendor dhe të normave të abuzimit me substancat narkotike, ky vend ka pasur një fokus të veçantë te rritja e numrit të profesioni­stëve për të mbështetur pacientët, në mënyrë që listat e pritjes të jenë më të shkurtra dhe për t’u siguruar që ata që kanë nevojë, të mjekohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, Turqia ka bërë një punë të shkëlqyer në trajnimin e infermierë­ve, duke arritur shifrën e 150.25 infermierë­ve për çdo 100,000 banorë. Duke shtuar këtu edhe kujdesin shëndetëso­r falas, Turqia ka një ndër sistemet më të mira të kujdesit shëndetëso­r në botë.

Norvegjia dhe Turqia nuk janë vendet e vetme që ofrojnë një nivel mbresëlënë­s të mbështetje­s në fushën e shëndetësi­së dhe të mirëqenies, por ne mund të mësojmë shumë prej tyre.

Duke pasur një fokus më të madh në rritjen e këtyre profesione­ve dhe duke investuar në trajnime më të mira për këta profesioni­stë, qeveritë mund t’i bëjnë vendet tona më të shëndetshm­e dhe më të mira për të jetuar. / Luxury lifestyle mag.co.uk

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania