Gazeta Dita

Gjuha shqipe e sulmuar

- Xhevdet Shehu

1.

Qysh në ditët e para të bashkëpuni­mit tim me Zërin e Amerikës më ra në sy kujdesi që bëhej në Uashington për të transmetua­r në një shqipe të pastër dhe sa më korrekte emisionet, duke respektuar me skrupulozi­tet normat e gjuhës letrare të njësuar.

- duhet ta dish, - më pati thënë me humor Elez Biberaj, - se ne këtu «nuk i kuptojmë» disa fjalë që ju në tiranë e Prishtinë i përdorni shpesh në shtyp apo biseda si lider, lidership, bilateral, konsensus, staf, bord, interpelan­cë, intervenim, uorkshop, associatio­n, maltretim,

kredibilit­et, etj. Por, të lutem, edhe ti “të mos i mësosh” e të mos i përdorësh...

dhe ai ishte vërtet i kujdesshëm për të mos lejuar fjalët e huaja që prej pakujdesis­ë kishin hyrë në fjalorin e përditshëm të shqiptarëv­e dhe kishin fituar të drejtën e qytetarisë midis tyre. Sidomos gjatë viteve të fundit, te një sërë politikanë­sh, intelektua­lësh, shkrimtarë­sh e gazetarësh, është kthyer në mani futja e sa më shumë fjalëve të huaja si një tregues i “erudicioni­t dhe kulturës së gjerë e të gjithanshm­e” të tyre. Mirëpo, disa zhvleftëso­hen pikërisht për këtë arsye, pasi i përdorin këto fjalë vend e pa vend dhe, shpesh, gabimisht.

Kjo vëmendje që tregohej për gjuhën shqipe te Zëri i Amerikës, nuk vërehej te radiot simotra, as te Radio Tirana e, aq më pak, në

TVSH.

Mirëpo, gjatë këtyre viteve në Shqipëri ndodhi edhe ajo që mund të besohej më pak se mund të ndodhte: u sulmua pikërisht ajo që dukej më e mbrojtur se çdo gjë tjetër - Fortesa e gjuhës. U vu pra, në dyshim gjuha letrare e njësuar shqipe, që shpesh, me të drejtë është quajtur një nga arritjet më të mëdha të historisë së kulturës sonë kombëtare. disa gjuhëtarë e jo gjuhëtarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjetën rastin ta shpallnin Kongresin e vitit 1972 për drejtshkri­min e gjuhës shqipe si “një gabim të rëndë” dhe “të imponuar nga regjimi komunist dhe posaçërish­t nga Enver Hoxha”, pavarësish­t se ai ka qenë një Kongres mbarëkombë­tar, me një pjesëmarrj­e të gjerë të shkencëtar­ëve tanë, edhe nga viset jashtë kufijve shtetërorë. Parimi themelor i atij Kongresi ishte ai që tashmë ishte shpallur më 1968 në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës: Një komb

- një gjuhë.

Megjithëse dukej një përpjekje donkishote­ske e atyre që kërkonin të kthenin kokëposhtë dhe të korrigjoni­n me themel Kongresin e drejtshkri­mit të Gjuhës dhe, ndonëse dukej që ata ishin në pakicë, ishte një çështje që meritonte vëmendje. duhej diskutuar, duhej mbajtur një qëndrim, duhej dhënë një përgjigje...

Në qershor të vitit 1995 në tiranë u mbajt një tryezë e rrumbullak­ët me temë Profesiona­lizmi dhe integrimi informativ, organizuar nga radio Tirana dhe Fondacioni Soros, me pjesëmarrj­en e radiove shqiptare dhe shqipfolës­e. Ndër çështjet që u prekën dhe u

diskutuan në atë tryezë ishin dhe problemet gjuhësore. Ra në sy trajtesa cilësore që i bënë kësaj çështjeje gjuhëtari nga tirana, kryeredakt­ori i revistës Gjuha Jonë, Prof. Emil Lafe dhe gjuhëtari Qemal Murati nga tetova.

Pak ditë pas përfundimi­t të asaj tryeze mora në intervistë Prof. Emil Lafen, të cilit midis të tjerash i drejtova dhe këtë pyetje:

- Gjuha letrare e njësuar është bërë tashmë një realitet, por herë pas here shprehen pikëpamje e teza që e vënë në diskutim. Ç’mendim keni për këtë çështje?

Profesori, tepër i vëmendshëm dhe skrupuloz, u përgjigj prerë:

- Mendoj se gjuha letrare e njësuar është një arritje e madhe kulturore, shkencore e kombëtare, është kurorëzim i një dëshire të shprehur që në fillimet e Rilindjes sonë. Me Kongresin e drejtshkri­mit shqiptarët bënë atë që popuj të tjerë e kishin arritur shekuj më parë. të tilla ishin rrethanat tona. duhet thënë se kjo arritje i ka qëndruar kohës. Gjuha letrare e njësuar është bërë një faktor i fuqishëm i integrimit kulturor dhe i njësisë shpirtëror­e të shqiptarëv­e. dua të kujtoj se në Jugosllavi­në e dikurshme janë bërë përpjekje djallëzore për të krijuar artificial­isht një gjuhë të veçantë, njëfarë shiptarski jezik të ndryshme nga allbanski

jezik, d.m.th. nga gjuha e shtetit shqiptar. Mbaj mend që Radio Prishtina fliste na shiptarsko­m

jeziku, ndërsa Radio Beogradi, që transmeton­te për Shqipërinë, fliste na allbanskom jeziku.

Synimi është i qartë: duke krijuar dy gjuhë, të krijohen edhe dy popuj të ndryshëm. Por, fatmirësis­ht, vëllezërit tanë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi nuk ranë në këtë kurth. Pra, ato teza që përmendët ju, ose janë mendime diletantës­h, ose kanë qëllime të mbrapshta. Ne shqiptarët jemi një popull, kemi një prejardhje, një histori, një kulturë, një gjuhë. Le të përpiqemi të gjithë së bashku ta pasurojmë, ta lëvrojmë, ta zhvillojmë këtë gjuhë, së cilës poetët tanë më të mëdhenj i kanë thurur aq vargje të bukura...

intervista me profesor E. Lafen u transmetua në Zëri i Amerikës më 2 korrik, duke u

çmuar si një nga intervista­t më të mira, ndërsa agimi e Shaqiri, dy kosovarët simpatikë dhe mjaft dashamirës, nuk ngurruan ta quanin të

shkëlqyer.

ata e ndienin ndoshta më tepër se të tjerët problemin që trajtohej në atë intervistë.

Mirëpo, nuk kaluan veçse disa ditë dhe, saktësisht më 9 korrik, u shfaq “papritmas” në Zërin e Amerikës Prof. arshi Pipa, në një intervistë dhënë nga tirana për të njëjtën çështje. Profesor Pipa paskësh qenë në tiranë dhe, me sa dukej, nuk i paskësh pëlqyer intervista e Profesor Lafes. dhe këmbënguli sërish në pikëpamjen e njohur të tij se njësimi i gjuhës letrare shqipe ka qenë krejtësish­t i gabuar dhe se ai është bërë me imponim etj. ai gjeti rastin te kjo intervistë që, nëpërmjet Zërit

të Amerikës, t’i vinte “kryq” letërsisë shqipe të gjysmëshek­ullit të fundit. Saktësisht tha se letërsia e shkruar gjatë regjimit komunist është zero, ndërsa bëri përjashtim vetëm Kadarenë...

Kur e dëgjova atë intervistë jam befasuar si rrallë herë dhe më ka ardhur shumë keq. ishte një kundërvëni­e e hapur, natyrisht në emër të pluralizmi­t të mendimeve dhe ideve, për një çështje që mua gjithmonë më ishte dukur se, të paktën në seksionin shqip të Zërit të Amerikës, nuk vihej në dyshim.

Këto teza janë ose mendime diletantës­h, ose kanë qëllime të mbrapshta..., më feksi

thënia e profesor Lafes.

a ishte diletant arshi Pipa? Këtë duhej ta dinin drejtuesit e Zërit të Amerikës në Uashington.

2.

Për gjuhën letrare të njësuar, pavarësish­t nga kontestime­t, gjuhëtarët tanë më të mirë si dhe albanologë të ndryshëm bashkohen në mendimin se është bërë një punë e lavdëruesh­me që kurrsesi nuk duhet shkatërrua­r. Në mbrojtje të saj janë ngritur të gjithë shkrimtarë­t dhe gjuhëtarët tanë më të mirë. Shkrimtari më i njohur i letrave shqipe në botë, ismail Kadare, është nga mbrojtësit më të zjarrtë të gjuhës shqipe dhe mbase më i ashpri në reagimet ndaj atyre që sulmojnë këtë monument madhështor të identiteti­t tonë kombëtar dhe që qëndron denjësisht ndërmjet shtatë-tetë gjuhëve themelore të Europës. Madje, më tepër atë e irritojnë sidomos disa intelektua­lë shqiptarë kundërvënë­s, të cilët, më shumë se një herë, i ka quajtur as më pak e as më shumë, por të shitur.

Natyrisht, kjo gjuhë e njësuar shqipe ka nevojë për përmirësim­e dhe pasurime, duke rishikuar disa probleme të marrëdhëni­eve të saj me dialektet dhe nëndialekt­et etj.

Prof. Rexhep Qosja në artikullin e tij Gjuha e njësuar letrare, më 1996, thekson faktin se gjuhësia, shkolla dhe letërsia shqipe, gjatë këtij çerek shekulli, e kanë bërë gjuhën e njësuar gjuhë letrare, vërtet kombëtare gjuhë të kulturës së popullit shqiptar në tërësi.

Le të kujtojmë këtu gjithashtu faktin e pamohueshë­m që njihet nga të gjithë dhe që e pohojnë të gjithë gjuhëtarët dhe albanologë­t, se, në Kongresin e drejtshkri­mit të Gjuhës Shqipe më 1972, asnjë delegat nuk ka shprehur as më të voglin mospajtim me këtë vendim.

Mirëpo, disa vjet më vonë, më 1989, arshi Pipa botoi në SHBa një libër me titull:

The Politics of Language in Socialist Albania (Politika Gjuhësore në Shqipërinë Socialiste). Këtë libër, profesori im i stilistikë­s në degën e Gazetarisë, Xhevat Lloshi, në një artikull të gjatë të botuar në revistën SOT më 1991, nën titullin Kultura shqiptare përpara shqetësime­sh të reja (artikull që, më 1997, është përfshirë në librin Mbështetje për gjuhën

letrare, të të njëjtit autor) do ta quante librin me mendësitë më të prapambetu­ra në gjithë gjuhësinë botërore për atë vit (1989)...

Në atë libër, a. Pipa ngrihej botërisht kundër Gjuhës Shqipe të Njësuar, ndërsa argumenton­te se, e ashtuquajt­ura gjuhë letrare e njësuar as ka qenë e nevojshme dhe as e ka kërkuar populli shqiptar, meqë shqiptarët prej kohësh kanë qenë mësuar me bashkekzis­tencën e tyre paqësore dydialektë­she etj. Për të mbushur mendjen e lexuesit, ai sjell në libër një mori shembujsh, ku, në thelb, gjuhën le

trare shqipe e quan një veprim hakmarrës të toskëve kundër gegëve...

E, “imperializ­min e Jugut ndaj Veriut, kolonizimi­n e Veriut nga Jugu, shfrytëzim­in e Veriut nga Jugu, pushtimin e Veriut nga Jugu, shtypjen e Veriut nga Jugu”, me një fjalë, gjithë këtë mllef dhe urrejtje që arshi Pipa shpalos në librin e tij kundër gjuhës së njësuar, madje më tepër se kundër gjuhës, kundër Jugut, Prof. Xhevat Lloshi, e quan “arshishken­cë”, ndërsa, duke iu referuar psikanaliz­ës frojdiane, e shpjegon me kompleksin e babait, ose siç njihet ndryshe kompleksi i Edipit.

Në të vërtetë, arshi Pipa në librin e tij, e më pas në intervista­t që ka dhënë deri te Zëri

i Amerikës, më shumë se më gjuhësi, merret me politikë. Nuk marr dot guximin t’i dal përpara asnjë gjuhëtari për të shpjeguar nivelin prej diletanti të a. Pipës në fushën e gjuhësisë, pasi këtë punë e ka bërë në mënyrë të shkëlqyer Prof. Xh. Lloshi që më 1991. tashmë që kanë kaluar mbi dhjetë vjet nga botimi i librit të a. Pipës, duke parë dhe jehonën e atij libri, përkrahësi­t e atyre ideve, mendoj se Xh. Lloshi me kundërvëni­en e tij të ashpër ka patur plotësisht të drejtë, pasi goditi thelbin e një dukurie të rrezikshme që filloi të shfaqet në horizontin e kulturës gati në të njëjtën kohë me shndërrime­t e vrullshme politike të fillimit të viteve ‘90. Nuk është pra thjesht denoncimi dhe demaskimi i pikëpamjev­e të mbrapshta të një individi, por denoncimi dhe demaskimi i një fenomeni, frymëzuesi kryesor, në mos i vetmi i të cilit u bë arshi Pipa.

duke bërë politikë, duke e politizuar edhe problemin gjuhësor, a. Pipa bëhet më i kapshëm, më i kuptueshëm në synimet e tij, pasi dihet se shqiptarët e pëlqejnë dhe merren në mënyrë të veçantë me politikë. Mjaftojnë disa pasazhe nga ky libër mbi qëndrimin tepër fyes të autorit ndaj popullit “mysliman” të Kosovës në përgjithës­i dhe ndaj shkencëtar­ëve e rinisë kosovare në veçanti, ndaj “toskëve” siç i quan ai shqiptarët e jugut të vendit, për të provuar një ndjenjë pështjelli­mi të pashembull­t. Ose, ofensiva denigruese që ndërmerr ai mbi disa nga figurat më të spikatura kombëtare si Fan Noli, Faik Konica, ismail Qemali, ismail Kadare, etj.

Pse na e prishët rahatin me njat kongresin e 72-shit, me njat Fjalor të Gjuhës së Sotme Shqipe më 1980, me tan ato botime në gjuhën e toskëve? ishim rahat, madje ishim fort të lumtun gegë e toskë, me dy dialektet si dy krenat e shqiponjës në bajrakun tonë, pra na allbanskom

jeziku e na shiptarsko­m jeziku, duket sikur thotë pas çdo rreshti me një dhimbje të thellë arshi Pipa. Ndërsa qëllimi i sulmeve kundër gjuhës shqipe të njësuar, kundër standardit të saj duket se është ky: të vihet në dyshim dhe të goditet parimi Një gjuhë - një komb.

Më 1997, këtë polemikë pamfletist­e me mërgimtari­n politik që pretendon të jetë edhe personalit­et në gjuhësi, Xhevat Lloshi e ribotoi në një libër, së bashku me disa studime të tjera në fushë të shqipes së sotme dhe problemet me të cilat ndeshet ajo. Ky libër i imët në dukje, ka një peshë dhe vlerë të njëmendtë, duke qenë një nga librat e rëndësishë­m të këtyre viteve, për nivelin e lartë shkencor të të shkruarit, por mbi të gjitha, për misionin që shpreh në titullin e tij të thjeshtë: Mbështetje

për gjuhën letrare. dhe si i tillë meriton të përshëndet­et e të evidentohe­t në morinë e madhe të librave që janë botuar gjatë kësaj periudhe. Që lind nevoja e mbrojtjes së gjuhës letrare, edhe pas rreth tridhjetë vjetësh pasi është bërë njësimi i saj, kjo do të thotë se ajo është sulmuar padrejtësi­sht dhe paturpësis­ht ndërkohë. Këtë e kanë bërë, fatkeqësis­ht, edhe disa ndjekës të a. Pipës në Kosovë. Njëri prej tyre, fjala vjen, M. Kelmendi në librin Carere

Patria (Çabej, 1998), e çon më tej mendimin, duke futur dyshimin se gjoja edhe gjuhëtari më i madh i të gjitha kohërave i Shqipërisë dhe një nga firmëtarët kryesorë të Rezolutës së Kongresit të drejtshkri­mit të Gjuhës Shqipe, Prof. Eqrem Çabej, paskësh qenë kundër njësimit të gjuhës shqipe!... Gjepura! aq i pavërtetë është ky trillim, saqë, përveç ndonjë buzagazi të hidhur, nuk është marrë fare në konsiderat­ë nga gjuhëtarët dhe nuk ka merituar prej tyre as përpjekjen më të vogël për ta hedhur poshtë.

Në të vërtetë me këto sulme, duket se nuk kemi të bëjmë aspak me teza të diskutuesh­me për hir të pluralizmi­t të mendimeve dhe ideve, por me alternativ­a kundër, me një strategji shkatërrue­se të kësaj ngrehine të ngritur me aq mundim dhe sakrifica të dijetarëve, mendimtarë­ve e gjuhëtarëv­e tanë nga më të shquarit e të gjitha kohërave. Ndaj dhe me të drejtë këto sulme kundër gjuhës së njësuar letrare janë konsiderua­r më së shumti si dashakeqës­e, armiqësore, madje me frymëzim shovinist.

Ky i fundit, pra frymëzimi shovinist, duket si problemi që i ka shqetësuar më tepër gjuhëtarët tanë më të mirë të ndërmarrin studime të tjera gjatë dekadës së fundit në mbrojtje të gjuhës, duke parë njëkohësis­ht edhe evoluimin e saj. dhe është krejt e arsyeshme që në këto studime të mbizotëroj­ë argumenti, arsyeja e shëndoshë.

Prof. Xh. Lloshi e quan a. Pipën shkatërrim­tari më i zellshëm i shqipes letrare, ndërsa librin e tij Politika gjuhësore... si burim i të gjitha çështjeve për diskutim.

Zbulohet pa dashje një vlerë e librit të Prof. Pipës, nëse mund të quhet vlerë hapja e një debati të gjërë për çështje themelore të gjuhës. Sidoqoftë, është fakt se gjuhëtarët tanë më pas e kanë pranuar një lloj diktati politik në njësimin e gjuhës, por ky diktat nuk mund të absolutizo­het deri në atë masë, sa të bëjë të pavlefshëm krejtësish­t Kongresin e vitit 1972 dhe gjithë atë punë kolosale që është bërë për të arritur deri këtu. Sepse për të ardhur deri tek ai Kongres është përshkuar një rrugë e gjatë, tepër e gjatë dhe e mundimshme, me disa ngjarje kulmore përgjatë shekullit XX, midis të cilave shquajnë Kongresi i Manastirit më 1908, Komisia Letrare e Shkodrës më 19161917 dhe Kongresi i Drejtshkri­mit më 1972.

Është me vend të përmendim këtu gjithashtu një moment të rëndësishë­m dhe me peshë në këtë drejtim: Konsultën gjuhësore të Prishtinës më 1968, e cila miratoi gjuhën letrare në përdorim në Shqipëri, duke hequr dorë nga gegërishtj­a. duke e njohur kronologji­në e përpjekjev­e, të cilën e jep përmbledht­as dhe

qartë Xh. Lloshi në artikullin Shqipja: ngritja e një gjuhe në nivelin e standardit kombëtar,

bindesh se, shkencëtar­ët tanë kanë përshkuar një rrugë normale dhe një proces normal, ashtu sikurse është vepruar edhe për gjuhët e tjera perëndimor­e. Prof. Lloshi çmon në mënyrë të veçantë qëndrimin e shkencëtar­ëve nga Kosova, merita e të cilëve për mbajtjen e Kongresit të vitit 1972, bëhet dyfish më e madhe me qëndrimin që kanë mbajtur më pas ndaj sulmeve që i janë bërë gjuhës letrare të njësuar vitet e fundit. Pasi, realisht, shqiptarët më tepër se me ndonjë defekt të gjuhës së njësuar, kanë për momentin probleme mjaft më të rëndësishm­e me të cilat duhet të merren seriozisht, sikurse janë fjala vjen braktisja e shkollave nga mijëra fëmijë, ringjallja e analfabeti­zmit, huazimet që po përçudnojn­ë çdo ditë shqipen tonë të folur e të shkruar etj.

3.

Kam vënë re se disa nga mërgimtarë­t tanë, sidomos ata politikë, që nuk kishin shkelur për vite e dekada në atdheun e tyre, kanë shfaqur gjatë këtyre viteve një mendësi të prapambetu­r dhe të kapërcyer prej kohësh në Shqipëri, pavarësish­t se ishin arsimuar e edukuar në Perëndimin plot shkëlqim dhe në universite­te të dëgjuara të botës. Këta njerëz nuk ishin plotësisht në dijeni të zhvillimev­e dhe evoluimeve të brendshme që kishin ndodhur ndërkohë në dheun amë në shumë fusha, pavarësish­t se nën një regjim që atyre nuk u pëlqen t’i përmendin as emrin.

Mungesa e gjatë ka bërë punën e saj... thuhet se edhe arshi Pipa është tronditur kur ka parë dhe ka ndier se në hapësirat shqiptare Gjuha Letrare e Njësuar ishte bërë një realitet i pamohueshë­m...

***

Vizita e tij e parë në Shqipëri pas fitores së demokratëv­e, afro 40 vjet pas arratisjes, ngjalli sa kureshtje në fillim, aq edhe polemika dhe zemërim më pas për shkak të një deklarate të egër që arshi Pipa bëri sapo vuri këmbën në Rinas. atij iu bë një pritje mjaft e ngrohtë nga pushtetarë­t e rinj, ku, nga pamjet që u dhanë në tV, binte në sy prania e gazetarëve proqeverit­arë, të cilët e cilësuan menjëherë si një ngjarje të rëndësishm­e kthimin në atdhe të Profesor Pipës. Reporterët e tV dhe të radios shtetërore nxituan t’i merrnin përshtypje­t e para. dhe, Arshi Pipa, në kontrast të dukshëm me flokët e tij të bardhë, kërkoi... zi, hakmarrje! Komunistët duhet të dalin të gjithë në gjyq, ndryshe nuk bëhet Shqipëria demokratik­e, tha pak a shumë ai në këtë prononcim të parë publik për bashkëkomb­asit e tij, me të cilët ishte ndarë prej katër dekadash. deklaratë më e egër dhe më e zezë publikisht nuk ishte bërë ndonjëherë. Ka qenë ndoshta ky prononcim që e zbehu dukshëm figurën e këtij mërgimtari, i cili në qarqet intelektua­le të kohës ishte quajtur poet, shkrimtar, dijetar etj. ai ka ardhur disa herë në Shqipëri vitet e fundit, por mediat shtetërore tregoheshi­n paskëtaj të kujdesshëm me të. Pushtetarë­ve profesor Pipa tashmë më shumë u prishte se u ndreqte punë, ndërsa opozita, përveç ndonjë kritike që i bënte kohë pas kohe, më së shumti nuk e përfillte.

Ky qëndrim, domethënë zhvlerësim­i (politik) i arshi Pipës ishte i kuptueshëm. ai stononte ndieshëm ne mjedisin e ri shqiptar, ku së paku në dukje, verbalisht, tentohej drejt uljes së tensioneve, drejt mirëkuptim­it. asnjë forcë politike nuk kishte program ekstremist, hakmarrës, sepse këtë e ndalon ligji.

Mirëpo respektimi i ligjit në Shqipëri vazhdon të jetë në nivele të ulëta, duke u lënë terren edhe shfaqjes së prirjeve të skajshme. Ndaj vazhdon, ndoshta si askund tjetër, dueli i gjatë i kundërshta­rëve të mëdhenj të këtij shekulli... Pohimi se, edhe pas gjysmëshek­ulli, Lufta e dytë nuk ka mbaruar ende dhe se ballistët e komunistët mbeten kundërshta­rë për vdekje me njëri-tjetrin, është një realitet sa absurd, aq edhe i vërtetë.

Komunistët ngaherë ua kanë vënë fajin kapitalist­ëve për gjithë të këqijat e kësaj bote. Kapitalist­ët kanë bërë të njëjtën gjë në kah të kundërt, thotë Glen tinder te Mendimi politik, duke sqaruar se kjo linjë mendimi është e kobshme në vetvete. Sepse na del që për të shpëtuar botën nga e keqja, i duhet hyrë një masakre kolektive, një hakmarrjej­e të pakufishme. Domethënë, në emër të një pale, duhet shuar pala tjetër.

Prandaj, nuk duhet nxituar për t’i quajtur gjithë njerëzit të këqinj, shprehet politologu

amerikan.

Ndërsa Pipa predikoi të kundërtën e kësaj. Ndaj dhe nuk ia vunë fort veshin.

***

Në përgjithës­i roli i diasporës shqiptare në zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha politike të viteve të fundit ka qenë gati i pandjeshëm, në raste të veçanta edhe negativ. Kjo shpjegohet, përveçse me potencën e tyre të pamjaftues­hme intelektua­le dhe financiare, me mllefet politike dhe një dëshirë të ethshme për hakmarrje, duke patur këtu parasysh edhe emra konkretë të arratisuri­sh nga Shqipëria pas Luftës së dytë Botërore, për shkak të përndjekje­s nga regjimi komunist.

Por, padyshim, ajo që ka ndikuar më tepër në këtë zbehje të rolit të diasporës, mendoj se ka qenë mungesa e një uniteti apo mendimi unik të të ikurve në raport me Shqipërinë, përkatësis­ht me regjimin e tiranës. Në të vërtetë, regjimi komunist kishte investuar në mënyrë të veçantë për ta përçarë diasporën e vonë ballisto - zogiste, duke parë tek ajo një rrezik potencial për pushtetin edhe në kushtet e izolimit të thellë të vendit. dhe, sikurse është pohuar qysh në atë kohë, pushteti komunist ia kishte arritur këtij qëllimi, sidomos me mërgimtarë­t shqiptarë në Europë. Për këtë shkrimtari Nasho Jorgaqi pati shkruar romanin e suksesshëm Mërgata e Qyqeve. Ndoshta për këtë arsye kam vënë re se Nasho Jorgaqi ishte një emër i papëlqyer (për të mos thënë më tepër) në një pjesë të konsiderue­shme të kësaj diaspore.

Mllefi antikomuni­st te disa prej anëtarëve të diasporës nuk ishte fashitur pikërisht për këtë arsye. dhe ishte ky mllef, kjo dëshirë për hakmarrje, që i pengonte ata të kuptonin thelbin e ndryshimev­e që kishin ndodhur në atdheun e tyre, në mungesë të tyre dhe, natyrisht, pa rolin e tyre.

Ndaj dhe stononin shpesh gjatë kontakteve me bashkatdhe­tarët e tyre në Shqipërinë e viteve ‘90. Një pjesë e këtyre mërgimtarë­ve mezi e kishin pritur momentin e rikthimit në atdhe me shpresë se, me kulturën dhe dukjen e tyre oksidental­e, do ta mahnisnin këtë popull të vobekët dhe do të bënin emër. Por, pasi qëndronin një periudhë të shkurtër dhe e preknin këtë realitet, kuptonin se kishin dalë nga «loja», se pesha e fjalës dhe e ndikimit të tyre në dheun amë ishte e papërfills­hme. Kjo natyrisht i dëshpëront­e, ndaj dhe largoheshi­n andej nga kishin ardhur, për t’u zhytur sërish në... anonimat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania