Gazeta Dita

Skenari i një lufte bërthamore që do të sillte 90 milionë viktima që në orën e parë

Skenari i një lufte bërthamore që do të sillte 90 milionë viktima që në orën e parë: Në fillim sulmojnë rusët, pastaj përgjigjen SHBA-të

-

Sipas skenarit të NYT, të dyja palët e dinë se sulmet e shpejta bërthamore mund të zhdukin forcat e tyre ushtarake në Evropë, madje edhe të gjithë arsenalet e tyre bërthamore, duke i lënë ata të pambrojtur.

Lufta në Ukrainë prej 27 ditësh tashmë, me mijëra të vdekur, miliarda dollar shkatërrim­e dhe kërcënimin bërthamor që rri si kërcënim për të gjithë botën. Ky kërcënim qendron si për shkak të pranisë së centraleve bërthamore në zonat e luftës, ashtu edhe për shkak të armëve që kanë palët e përfshira apo jo në mënyrë të drejtpërdr­ejt në konflikt. Në një analizë të pak ditëve më parë, New York Times raporton mbi mundësitë e zhvillimit të një lufte bërthamore dhe pasojat shkatërrue­se që do të kishte. Sipas gazetës prestgjioz­e, ka të dhëna që tregojnë se sot armët bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë të njëjtën fuqi si ato që rrafshuan Hiroshimën dhe Nagasakin 76 vjet më pare. Armët e sotme bërthamore janë shumë herë më shkatërrue­se se ato që u përdoren më shumë se shtatë dekada më parë kundër Japonisë dhe pasojat në planet mund të jenë katastrofi­ke.

Sjellja e Putinit

Në këtë analizë, New York Times i referohet qasjes së mund të jetë Presidenti i Rusisë ndaj armëve bërthamore dhe mungesës së njohurive të plota mbi pasojat shkatërrue­se të një luftë të tillë. Gazeta shkruan se e vërteta është se edhe Putinin mund të mos i dijë me siguri vijat e kuqe të përdorimit të armëve bërthamore. Por sipas saj, edhe frika amerikane nga përshkallë­zimi bërthamor rus mund të jetë gjithashtu e rrezikshme. Çdo konflikt bërthamor, sado i kufizuar fillimisht, mbart një rrezik përshkallë­zues që strategët e quajnë “sulmo ose humb”. Sipas skenarit të NYT, të dyja palët e dinë se sulmet e shpejta bërthamore mund të zhdukin forcat e tyre ushtarake në Evropë, madje edhe të gjithë arsenalet e tyre bërthamore, duke i lënë ata të pambrojtur. Kjo do të thotë që të dyja palët përballen me një nxitje për të nisur gjerësisht përpara se tjetra ta bëjë këtë fillimisht – edhe nëse udhëheqësi­t besojnë se konflikti mund të ketë filluar gabimisht. Përparimet e fundit në teknologji­në e raketave me rreze të shkurtër do të thotë që udhëheqësi­t tani kanë vetëm pak minuta për të vendosur nëse do të lëshojnë ose jo, duke rritur në mënyrë drastike presionin për të lëshuar shpejt vetëm me informacio­n të pjesshëm. Në fund të administra­tës së Obamës, dy simulime luftarake amerikane imagjinuan një përleshje aksidental­e midis NATO-s dhe Rusisë. Në të parin, udhëheqësi­t e Pentagonit propozuan një sulm hakmarrës bërthamor për të treguar vendosmëri­në. Por një zyrtar civil i Shtëpisë së Bardhë, Colin H. Kahl, i bindi ata të hiqnin dorë nga ky skenar dhe të izolonin Moskën në mënyrë diplomatik­e. Kahl tani është nënsekreta­r në Pentagon. Por simulimi i dytë përfundoi me sulm bërthamor nga amerikanët, duke nënvizuar se Uashington­i nuk mund të parashikoj­ë plotësisht as veprimet e veta në rast të një krize të tillë.

Rasti i centrali bërthamor në Zaporizhia

Ajo që ndodhi në momentin e sulmit në centralin bërthamor të Zaporizhia­s tregon më së miri se sa pak janë të interesuar rusët për pasojat e mëdha që mund të sjellë një aksident nuklear në njërin prej centraleve të shumtë në zonë. Ata sulmuan me bomba sikur të ishin në një fushëbetej­e normale duke mos marrë parasysh se bëhej fjalë për tonetala me material radioaktiv që mund të shpërndahe­j në ajër, tokë apo ujëra, gjë që do të sillte pasoja të mëdha.

Simulimi

Pas analizës, NYT raporton se ekspertët në Universite­tin Princeton kanë simuluar një luftë bërthamore, e cila fillon me një goditje nga Moska, një përgjigje në shkallë të vogël nga NATO dhe shkuarjen në një lufte totale bërthamore që do të sillte më shumë se 90 milionë të vdekur në orët e para. Në të njëjtin raport, megjithatë, thuhet se Joe Biden nuk ka lënë të kuptohet se si do të reagonte ndaj përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Vladimir Putin. Sipas analizës, një nga sekretet më të mirëmbajtu­ra në Uashington ka të bëjë me planet për një luftë bërthamore. Pyetja më e vështirë, theksojnë ata, është nëse ka një mënyrë të besueshme për të parandalua­r një përshkallë­zim të një konflikti./abcnews.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania