Gazeta Dita

“Kamuflazhi” zbulon një tjetër qendër masazhi për prostituci­on, 3 në pranga

-

Subjekti funksionon­te brenda një pallati, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet. Pas pamjeve filmike nga një emision investigat­iv dhe hetimeve disajavore, u ndërhy duke prangosur pronaren 21-vjeçare, punonjësen 26-vjeçare dhe një nga klientët. Akuza për shfrytëzim dhe ushtrim prostituci­oni, të dyshuarit mohojnë implikimin

Një tjetër qendër e dyshuar prostituci­oni, e kamufluar pas një biznesi masazhesh relaksuese, është goditur dje nga policia në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se janë arerstuar 3 vajza me akuzën e ushtrimit të prostituci­oni në tiranë. Operacioni u krye pas një hetimi disa mujor nga Sektori i antitrafiq­eve, që kishte konstatuar se në një ambient në kat të dytë të një pallati, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohej se ushtrohej prostituci­on. Vajzat pas ndalimit e mohuan implikimin në veprën penale, duke pretenduar se ushtronin aktivitet të ligjshëm.

Pas ndërhyrjes është kapur fillimisht një 21-vjeçare, që e kishte regjistrua­r biznesin në emrin e saj, si dhe dy vajza të tjera, njëra 26 vjeçe dhe tjera 25 vjeçe, të cilat akuzohen se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, me klientë të ndryshëm dhe me variacione moshash.

“Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmë­risë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetim­eve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigat­ive, finalizuan operacioni­n policor të koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “shfrytëzim­i i prostituci­onit”

dhe “mbajtja e lokaleve për prostituci­on”, E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “prostituci­oni”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mësohet se 21-vjeçarja administro­nte qendrën e masazheve në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe të dyshuarën tjetër. Policia specifikoi se se 25-vjeçari L.V., u kap në cilësinë e klientit në këto ambiente, teksa hetimet po thellohen për rolet e gjithsecil­it.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tiranë, për veprime të mëtejshme proceduria­le, kurse të ndaluarit kanë mohuar akuzat e përfshirje­s. “drejtoria Vendore e Policisë tiranë fton mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmë­risë dhe çdo rast tjetër në Komisariat­in dixhital dhe 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhersh­ëm e të paanshëm”, përfundon njoftimi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania