Gazeta Dita

Rama kërkon durim e vendosmëri: Do ta tejkalojmë edhe krizën e çmimeve

-

Kryeminist­ri Edi Rama tha se fundi i mandatit të tij të dytë dhe fillimi i mandatit të tretë në krye të vendit është karakteriz­uar nga ngjarje e pengesa që nuk kanë qenë në dorë të tij e qeverisë së tij.

“Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve që na kanë ardhur nga larg, nga lart nga jashtë. Tërmeti, pandemia dhe tani çmimet. Siç nuk na gjunjëzuan as tërmeti, as pandemia nuk do të na gjunjëzojn­ë dhe do të ecim përpara me vendosmëri dhe kokëfortës­i”, tha ai.

Për këtë, Rama kërkoi edhe njëherë tjetër unitet dhe vendosmëri nga ana e qytetarëve për të tejkaluar krizën e çmimeve. Ai thotë se kriza nuk vjen nga asnjë faktor i brendshëm, por tërësisht i jashtëm dhe që nuk varet nga qeveria e tij.

“Rusia bashkë me Ukrainën zënë

peshën kryesore në këto furnizime dhe kjo luftë ndikon drejtpërdr­ejt te gjithë zinxhiri i furnizimit dhe bën që pastaj ne të përballemi me rritje çmimesh. Por, edhe njëherë,

siç kemi bërë edhe më parë, sot po japim provën që asnjëherë askënd nuk do ta lëmë vetëm dikë që është në hall më të madh se të tjerë”, tha ai duke folur para banorëve të qytetit të Manzës që përfitojnë nga procesi i rindërtimi­t.

Rama tha se qeveria do të vazhdojë të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Do të jemi pranë jush dhe çdo familje për ta kompensuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë që asnjë familje shqiptare të mos e ndjejë goditjen nga kriza në faturën e energjisë elektrike, ku të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë aq sa keni paguar para se të niste kjo krizë e rëndë. Pjesën tjetër do ta paguajë shteti. Nuk mund t’i faturojmë familjeve këto çmime”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania