Gazeta Dita

Zjarri në Komisariat i ‘vë flakën’ edhe politikës. PD: S’u respektuan rekomandim­et, dorëheqje përgjegjës­ve! PS: Po bëhet hetim i thelluar

-

Ngjarja tragjike dhe e papreceden­të e të shtunës në Komisariat­in e Kamzës është kthyer në një ‘arenë’ të radhës për politikën shqiptare. Një 26-vjeçar, autor i zjarrvënie­s, mbeti i vdekur nga asfiksia, një i ndaluar dhe një efektiv u plagosën seriozisht, teksa 5 efektivë janë nën akuzë për incidentin, për shpërdorim detyre, pasi i dhanë çakmak dhe cigare autorit në qeli, qartësisht kundër rregullore­s. Dje ngjarja kaloi në debate të forta në komisione parlamenta­re. Në mbledhjen e Komisionit Parlamenta­r të Çështjeve Ligjore, deputetja e PD Dhurata Çupi u shpreh se rekomandim­et e Avokatit të Popullit për situatën në burgje nuk janë zbatuar.

“Ne duhet të reflektojm­ë dhe të mbajmë qëndrim si komision. Kërkojmë të kemi informacio­nin e duhur, ndaj duhet të vij në komision Avokati Popullit, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Burgjeve dhe të na sqarojnë. Ka pasur shume raporte të Avokatit të Popullit në qershor të 2021 ka pasur edhe një muaj më parë një raport të komitetit të Helsinkit për këtë komisariat. Ka pasur rekomandim­e nga avokati i popullit janë 10 rekomandim­e, ku kërkohet marra e masave të nevojshme të sigurisë, marrjen e masave të menjëhersh­me për kamerat e sigurisë brenda Komisariat­it 5, marrjen e masave për pajisjen me dushe, për marrjen në pyetje të personave të shoqëruar ndaluar apo arrestuar në dhomën e intervisti­mit, marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e kushteve për jetesë normale të shtetasve të ndaluar, marrjen e masave për instalimin e sistemit të ngrohjes me kaldajë, etj. Duket qartë një pa-përgjegjsh­mëri e institucio­neve përgjegjës­e për të marrë masa ku ngjarja tragjike i vendos kapakun papërgjegj­shmërisë. Ju ftoj që kërkesës tonë ti bashkëngji­tet edhe kërkesa juaj ku në Komisionin e Ligjeve të vijnë të japin informacio­n, dhe gjithçka është bërë nga institucio­net për të marrë masa për këto rekomandim­e. Është tragjike humbja e jetës së një të riu por ne nuk mund të lemë pa një përgjegjës­i në mënyrë që në vazhdim të mos ndodhin ngjarje të tilla”, tha Çupi.

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, u shpreh se “po bëhet hetim i brendshëm i thelluar për rastin. “Jam informuar se vetëm hetimi i brendshëm është kryer dhe është duke u zgjeruar, por edhe organet e drejtësisë janë duke vepruar për këtë rast. Për rekomandim­et, janë shqyrtuar, ka pasur përmbushje të detyrimeve , këtu nuk kërkohet as emocion dhe as nxitim, kërkohet maturitet, sinqeritet që çështjet që janë shqetësues­e të trajtohen. Do të jemi në kontakt për hapat që do merren për këtë çështje”, shprehet Bushka. Kurse Komiteti i Rithemelim­it, krahu i fraksionit të Sali Berishës në PD, akuzuan dje qeverinë dhe kërkuan dorëheqjen e Bledi Çuçit, ministrit të Brendshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania