Gazeta Dita

SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS: Bllako bashkëpuno­i me Lefter Kokën, e ktheu tokën arë në truall

-

Krahas urdhër arresteve të lëshuara sot për incenerato­rin e Fierit, si edhe atyre që pritet të ekzekutohe­n gjatë ditës, SPAK pritet të dorëzojë në Kuvend edhe një kërkesë për autorizimi­n e arrestimit të deputetit të PS, Alqi Bllako. Ky i fundit ka qenë Sekretar i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncension­et për incenerato­rët. Më herët, SPAK kërkoi arrestimin e Bllakos, ish-ministrin e Mjedisit me akuzën e “shpërdorim­it të detyrës” dhe “korrupsion­it”. Më poshtë kërkesa e plotë e SPAK.

Deklarata e SPAK: “-Së pari,

nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesioni­t dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administri­min e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, nga anëtarët e Komisionit të Koncesioni­t, në bashkëpuni­m me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, janë kryer veprime në kundërshti­m me nenet 18, 21, 22,24, 31, 32, të ligjit nr.125/2013 “Për Koncesione­t dhe Partnerite­tin Publik Privat”, i ndryshuar, në kundërshti­m me nenet 27, 38 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, në kundërshti­m me nenin 8 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

në lidhje me procedurën e shpronësim­it të pronës ku do të ndërtohej Incenerato­ri i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligj­shme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësim­it, shtetasit Pëllumb abeshi, në bashkëpuni­m me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Mjedisit alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentac­ion të falsifikua­r në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësua­r, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektven­dimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Mbi bazën e këtij dokumentac­ioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësim­i i pronës ku do të ndërtohej incenerato­ri në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmil­ion e dyqind e nëntëdhjet­ë e nëntë mijë e gjashtëdhj­etë) lekë. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbë­dhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprime­t e personave të mësipërm janë në kundërshti­m me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullore­s së Këshillit të Ministrave”, Kreu ii, “Nisma

-Së dyti,

për Projektakt­in”, pika 3 dhe 4 e saj.

nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “integrated technology Waste treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesioni­n) dhe “integrated technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesioni­t) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind

-Së treti,

e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhje­të e një) lekë. Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullt­a që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimi­t të padrejtë të shoqërisë “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesioni­t dhe në lidhjen e kontratës së konçension­it me objekt “Ndërtimin dhe administri­min e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Shtetasi K. Z. në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi a.M., në cilësinë e administra­torit të shoqërisë “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferim­it dhe të zhvendosje­s së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsion­it.

Shtetasi Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesioni­t “integrated technology Waste treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullt­a monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesiona­re, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrollua­ra në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij. Marrja e përfitimev­e është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferim­it dhe të zhvendosje­s së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsion­it.

nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas drejtor i Përgjithsh­ëm i agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime­ve dhe infrastruk­turës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesiona­re “integrated technology Ëaste treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdh­jetë milion e nëntëqind e gjashtëdhj­etë e katër mijë e nëntëqind) lekë”.

-Së katërti,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania