Gazeta Dita

Incenerato­rët fusin në luftë politikën, opozita kërkon ‘kokën’ e qeverisë: S’mjafton, SPAK të godasë pushtetin!

-

Kryetarja e Komisionit Hetimor për incenerato­rët, Jorida tabaku, ka përshëndet­ur arrestimet nga SPaK për aferën e incenerato­rëve. Megjithatë tabaku thekson se kjo nuk është e mjaftueshm­e.

Në një konferencë për mediat nga Kuvendi, ajo tha se SPaK duhet të tregojë guxim edhe për njerëzit me pushtet. tabaku theksoi se afera për tre incenerato­rët duhen të trajtohen bashkë, pasi personat përgjegjës janë të lidhur me njëri-tjetrin. “Është një ditë e mirë për tu përshëndet­ur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshm­e. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i mjaftueshë­m. Pas një pune 4 mujore të komisionit, por edhe pas denoncimev­e dhe kallëzimev­e të Pd, pas një raporti 120 faqesh, të cilat tregojnë lidhjen shkak pasojë, me përfshirje­n e direkte të kryeminist­rit, ministrave, të kryetarëve të bashkive, dhe sekretarëv­e të përgjithsh­ëm si dhe në vijim të thirrje sonë. SPKa ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë. Shqiptarët presin që SPaK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Kemi pritur që SPaK të kalojë përtej pushtetit politik. Guximi më i madh i takon SPaK që të prekë personat me pushtet. Kësaj afere do t’i shkohet deri në fund kur personat me pushtet të jenë prekur”, deklaroi tabaku.

Arrestimet për incenerato­rët, PDRamës: Mos blloko hetimet e Prokuroris­ë

Partia demokratik­e ka reaguar përsëri dje në lidhje arrestimet e SPaK për incenerato­rët. Përmes një reagimi publik, Pd i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokuroris­ë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsion­it në Shqipëri. “SPaK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist alqi Bllako. Partia demokratik­e i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokuroris­ë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsion­it në Shqipëri”. Partia demokratik­e shton se alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbë në këtë aferë, i lidhur edhe me tentakulat e drejtuesve të pushtetit e qeverisë.

Basha: Rezultat i punës së PD, por nuk mjafton, duhet të dënohen ministrat dhe Rama

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i Pd, dhe këtë e ka bërë për arrestimet që u bënë për incenerato­rin e Fierit. Basha tha se këto arrestime janë rezultat i punës së Pd për aferën e incenerato­rëve, ndërsa shton se vetëm këto masa nuk mjafton por duhet të dënohen përgjegjës­it kryesorë që sipas tij janë ministrat dhe kryeminist­ri Rama. “arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzako­nshme dhe profesiona­le të Partisë demokratik­e në Komisionin Hetimor Parlamenta­r, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesi­t dhe përgjegjës­it kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeminist­ri. asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, shkruan Basha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania