Gazeta Dita

Përfundojn­ë negociatat në Stamboll, Ukraina: Pranojmë statusin neutral! Rusia premton ndërprerje­n e operacione­ve ushtarake

-

delegacion­et e Ukrainës dhe Rusisë, kanë konfirmuar se janë pranë marrëveshj­es për mosantarës­imin e Ukrainës në NatO, motivi që nxiti Vladimir Putinin të urdhërojë nisjen e sulmit rus në Ukrainë me 24 shkurt.

Pas 4 orësh, bisedimet e Stambollit mes Rusisë dhe Ukrainës kanë dhënë rezultate të mjaftueshm­e për organizimi­n e një takimi kokë më kokë mes presidentë­ve të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky. Pala ruse thotë se ka marrë propozimin me shkrim nga ukrainasit, që garanton mosantarës­imin në NatO të këtij vendi dhe demilitari­zimin. Por Kievi thotë se nuk do të heqë dorë nga synimi për t’u antarësuar në Bashkimin Europian. Përsa i përket kushtit të Moskës për njohjen e Krimesë si territor rus dhe pavarësinë e republikav­e separatist­e të Luhanskut e donjeckut, Kievi propozon një komision të posaçëm me afat 15-vjeçar, që mund të çojë në një zgjidhje graduale përfundimt­are. Kështu deklaroi këshilltar­i presidenci­al ukrainas, Mikhailo Podolyak, në fund të raundit të negociatav­e në prani edhe të presidenti­t turk, Erdogan. "Ne do të vazhdojmë negociatat me Rusinë, por do të përfshijmë edhe vendet garantuese", - tha Podolyak, duke përmendur izraelin, turqinë, Kanadanë dhe Poloninë. Nëse sistemi i garancive për sigurinë e Ukrainës, i propozuar Rusisë, do të "funksionon­te", qeveria e Kievit do të pranonte statusin e "neutralite­tit", shtoi kreu i delegacion­it ukrainas, david arakhmia.

Me neutralite­t, specifikoi ai, nuk do të kishte baza të huaja në Ukrainë. Kryenegoci­atori rus Medinsky, i cituar nga agjenci e lajmeve “taSS”, foli për "bisedime konstrukti­ve". Një takim mes Putinit dhe Zelenskit do të jetë i mundur vetëm pasi të nënshkruhe­t një marrëveshj­e paqeje nga ministrat e Jashtëm përkatës. "Ne do të ndërmarrim dy hapa konkretë për të përshkallë­zuar krizën", - përfundoi Medinsky, duke njoftuar se "Rusia do të ndalojë aktiviteti­n ushtarak pranë Kievit dhe Chernihiv".

Nëse puna për traktatin Moskë-Kiev lëviz shpejt dhe gjendet një kompromis, mundësia e një traktati paqeje do të jetë më afër, përfundoi Medinsky. Edhe zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes i Rusisë, alexander Fomin ka deklaruar se Rusia do të reduktojë ndjeshëm luftimet në

Kievit dhe Chernihiv-it – sipas agjencisë së lajmeve tass. Negociator­ët janë shprehur se një referendum ka të ngjarë që të mbahet, ndërkohë që kanë shtuar se Ukraina do të dëshironte marrëveshj­e të plota paqeje.

Pesë kushtet e Ukrainës 1-Ndërhyrjen e vendeve garante nëse Rusia sulmon pas tre ditësh nga negociatat. Në rast sulmi vendet garante, të sigurojnë armë për Kievin dhe të vendo

sin një zonë ndalim-fluturimi.

2- Në shkëmbim, Ukraina shpall statusin e neutralite­tit, me regjim jobërthamo­r, pa baza të huaja ushtarake në vend. Ukraina mund të kandidojë për t'u anëtarësua­r në BE, të mos ndikohet nga statusi i neutralite­tit.

3- Ukraina dhe Rusia do të diskutojnë statusin e Krimesë për 15 vitet e ardhshme.

4-Putin dhe Zelensky do të diskutojnë personalis­ht ballë për ballë në lidhje me mosmarrëve­shjen e donbasit. Rusia thotë se garancitë e sigurisë nuk do të mbulojnë Krimenë dhe donbasin.

5- Si do të ratifikohe­t? Ukraina do të mbajë një referendum për marrëveshj­en e statusit të neutralite­tit. Nëse njerëzit e miratojnë, atëherë garantët do ta miratojnë nëpërmjet parlamente­ve të tyre.

deri më tani, pushtimi rus i Ukrainës i ka kushtuar Kievit 564.9 miliardë dollarë. Kështu deklaroi ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, duke saktësuar se kostot i referohen dëmtimit të infrastruk­turës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të ministres, rreth 8.000 km rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa janë dëmtuar ose shkatërrua­r si pasojë e luftimeve.

Konkretish­t, humbjet për infrastruk­turat janë 119 miliardë dollarë (gati 8 mijë km rrugë, dhjetëra stacione hekurudhor­e, aeroporte të shkatërrua­ra dhe të dëmtuara); 112 miliardë dollarë për PBB në 2022; 90.5 miliardë humbje të lidhura me popullsinë civile (10 milionë metra katrorë shtëpi, 200,000 makina, siguri ushqimore për 5 milionë njerëz); 80 miliardë dollarë humbje për bizneset dhe organizata­t; 54 miliardë dollarë humbje nga investimet direkte në ekonominë e Ukrainës; 48 miliardë dollarë humbje nga buxheti i shtetit.

“irpini ynë është çliruar nga e keqja e Moskës! Lavdi Ukrainës”. Kështu deklaroi në telegram kryetari i qytetit në periferi të Kievit, alexander Markushin, duke nënkuptuar çlirimin e qytetit të vogël pranë Kievit nga forcat ushtarake ukrainase.

Ndërkohë, gati pesë mijë njerëz vdiqën në rrethimin rus të Mariupolit, duke përfshirë 210 fëmijë

Kështu deklaroi kryetari i qytetit-port ukrainas, Vadym Boychenko. Rrethimi i Mariupolit ka nisur prej 28 ditësh dhe sipas kryetarit të bashkisë, 140,000 njerëz arritën të arratisesh­in përpara se të mbylleshin daljet, ndërsa 150,000 të tjerë u evakuuan më pas dhe 30,000 u "deportuan" në Rusi ose zonat e pushtuara nga rusët në Ukrainën lindore. Rreth 170,000 njerëz mbeten të bllokuar në qytet. Gjatë rrethimit, tha përsëri kryebashki­aku, bombardime­t dëmtuan 2,340 ndërtesa banimi dhe 61,200 ndërtesa private. tre spitale u shkatërrua­n, shtatë të tjerë u dëmtuan, si dhe 57 shkolla dhe 70 kopshte, dy fabrika, një port dhe një repart ushtarak.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania