Gazeta Dita

STATUSI I MBIJETESËS NUK E NJEH HUMANIZMIN, E AQ MË PAK ALTRUIZMIN

-

Hapësira mes jetesës e mbijetesës, është pikërisht pozicioni i saj aktivizues. Prandaj Martin Luter King thotë se edhe vetë Papa nuk mund të jetë aq ekselent në predikime nga altari, nëse ka kohë pa e mbushur barkun. Është po kaq e vlefshme edhe për një politikan, analist, njeri i thjeshtë apo edhe një kafshë, që kur nuk ka probleme mëdyshëse me ekzistencë­n, bëhet tolerant e bile ndjehet edhe një samaritan i mirë, sipas Jezusit, njeri që ndihmon këdo që ka nevojë, pavarësish­t nga feja apo rraca. Ideja është që kur gjallesa nuk ka pozicionin mes jetës a vdekjes, mund të tregojë shenja virtyti e ndjesishë humane e bile, pse jo, qiellore. Natyrisht nuk mund e nuk duhet të shpresosh që dikush në statusin e ndërmjetëm mes ekzistencë­s e asgjësimit në pozicione specifike jetësore, të mendojë më larg se sa për veten. Ky rregull psikologji­k vlen për këdo e në çfarëdo pozicioni, personal, social apo shtetar e politik. Bile nga pikëpamja njerëzore është një lloj justifikim­i. Siç e thamë më parë, stadi i pasigurisë vetjake, e bën qenien jo vetëm që të injorojë botën përreth, por edhe të rrezikshëm në reagime kontravers­e ndaj sinjaleve të pasigurisë qenësore individual­e. Është njësoj si të presësh nga Basha apo Berisha të mendojnë për të ardhmen e, të themi, Ilir Metës, e aq më pak të qytetarëve shqiptarë. Besimi ndryshe, do të ishte tundje djepi pa patur gjallesë brenda. Nuk mund të kërkojmë nga liderët tanë të vjetër politikë, me një të kaluar mjaft të dyshimtë e plot me anatemi (mallkime) e denoncime qytetare po ashtu, bile edhe me shumicë e pa mëshirë ndaj njëri-tjetrit, të tregohen njerëz normalë. Për t’i kthyer ata në normalitet mbeten dy rrugë. Votimi me shumicë dërrmuese për ta, kur t’i vijë radha, e më efikasja është ndërhyrja emergjente e organeve të drejtësisë.

Fajtorë apo të pafajshëm. Kjo do t’i nxirrte ata nga angoshia (ankthi) i të mbijetuari­t duke i normalizua­r si njerëz, ose ndëshkimi sipas ligjeve në fuqi. Ndryshe, kjo situatë aspak normale e nën detyrim, do ti mbante ata në gjendje alarmi e trysnie psikologji­ke, duke zhvlerësua­r së tepërmi impenjimet e tyre publike, politike e shtetare. Një koleg i nderuar i faqes “Opinion” flet për metamorfoz­ën e Shqupit. Kam parasysh personazhi­n e famshëm të “Metamorfoz­ës” të Franc Kafkës, Gregorio Samsa, që për t’i shpëtuar jetës së tij shabllonis­te e pa asnjë risi ndjesie apo mënyre të të jetuarit, u transformu­a nga njeri në kandër (insekt si kacabuni), për t’i shpëtuar së keqes, që fundja e kishte “ndërtuar” vetë. Natyrisht pa asnjë vlerë, pasi në pamjen e çfarëdo insekti, shpendi a kafshe, ai nuk dilte dot nga ajo që ishte realisht.

Dyert e Shqupit e mentalitet­i skandaloz e bajraktari­st i berishizmi­t, si të koracuara apo në qiell të hapur, nuk do të ndryshonte asgjë në konceptet perverse të sundimit e sjelljes, në pikën e mbijetesës ku është katandisur. Ai lufton për jetë a vdekje, e natyrisht me instinktet e kafshës së zënë në kurth. Thonë që dhelpra e kapur në çark, këput me dhëmbë këmbën e vet të ngecur, për të shpëtuar jetën. Imagjino se çdo t’i bënte një tjetër qenieje që do t’i afrohej. Mendoj se asgjë nuk ka ndryshuar tek selia e dyerve të blinduara e të sulmuara me sopata e varè, sa kohë që vazhdon të ekzistojë mes liderëve të saj gjendja emergjente e mbijetesës. Natyrisht që shqiptarët për ta, janë pa mëdyshje, në rolin e këmbës së zënë keq të dhelprës në lak, e që mund të këputen pa mëshirë si bishti i saj i vetëkafshu­ar. Të shpresosh në këto kushte, do të thotë të gënjesh rëndë e me pasoja vetveten.

Profeti

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania