Gazeta Dita

Gjykata lë në burg 2 policët, 3 në gjendje të lirë, akuzohen se i lejuan çakmakun autorit

-

Gjykata e tiranës la në masën “arrest me burg” 2 policët e turnit të Komisariat­it nr. 5 në Kamëz, që akuzohen si përgjegjës për shpërdorim­in e detyrës, në lidhje me zjarrin që vendosi me çakmak i paraburgos­uri arben Mici, që humbi jetën të shtunën në mbrëmje. Në seancë me dyer të mbyllura, u kërkua një masë më e lehtë nga avokatët, por kjo është refuzuar. Në vendim bëhet me dije se është vendosur vlerësimi si i ligjshëm i arrestit në flagrancë të personit në hetim Hajredin Boja, inspektor në detyrë, që gjithashtu mbeti i plagosur gjatë përpjekjev­e për të shpëtuar jetën e të paraburgos­urit tjetër, dilaver idrizi, edhe ky i lënduar. Masa për efektivin Boja u mbajt në spital, ku dhe po mjekohet. Gjithashtu u vlerësua i ligjshëm edhe ndalimi i inspektori­t tjetër në turn, Fatmir Isufi, duke vendosur po “arrest me burg”.

Kurse për tre efektivët e tjerë, dy inspektorë dhe një komisar, u la që të vijohet hetimi në gjendje të lirë nga Prokuroria dhe aMP, ashtu siç u vlerësua masa paraprake pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës, kur luhej Spanjë-Shqipëri dhe efektivët po shikonin ndeshjen, teksa arben Mici mori një çakmak nga uniformat blu dhe me të ndezi jo vetëm cigaren, por edhe dyshekun e qelisë, me qëllim arratisjen. Po për fat të keq plani i dështoi dhe humbi vetë jetën, teksa u asfiksua në banjon e bodrumit, ku priste që pasi të hynin efektivët për të shuar flakët, ai të dilte. Sipas aMP, Mici u la të futej në qeli me çakmak me vete, ndërsa po ashtu u gjetën edhe një paketë duhani me tetë filtra, ndërsa në trup iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare dhe një paketë. Mici ishte shoqëruar 22 herë më parë dhe natën e ngjarjes ndodhej në paraburgim për tentativën e vrasjes së nënës dhe familjarëv­e të tjerë, duke kërcënuar me një bombol gazi. ishte tepër agresiv dhe problemati­k, e me çrregullim­e të theksuara mendore. Por Gjykata kishte vlerësuar mbajtjen në paraburgim, por jo në Spitalin e Burgut apo Psikiatri. ai shfaqte hapur shenja të një tendence të theksuar për vetëvrasje dhe madje një herë më parë kishte tentuar aktin pa sukses. Kurse dilaver idrizi ndodhej në paraburgim për hedhjen e bashkëjetu­eses së tij nga kati i tretë i pallatit dhe dhunimin e saj rreth një muaj më parë. idrizi e mohoi të kishte nxitur Micin për aktin vandal. ai pësoi 20 për qind djegie në trup nga ky incident dhe ndodhet në spital. Policia dhe Prokuroria nuk ngritën akuza shtesë ndaj tij.

 ?? ?? Hajredin Boja
Hajredin Boja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania