Gazeta Dita

Atentat atentatorë­ve të dyshuar, mendohet se brenda “BMW”-së së vjedhur ishte Talo Çela, armiku i Nuredin Dumanit

-

Një fuoristrad­ë në lëvizje është qëlluar në një atentat me armë zjarri, pasditen e djeshme në aksin Peqin-Elbasan, rreth orës 19:30, në Papërr, teksa autorët shënjestër dyshohet se gjithashtu po përgatites­hin të merrnin pjesë po në atentat. Të dhënat e deritanish­me flasin për një luftë të përgjakshm­e dhe hakmarrëse mes grupeve rivale të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, dikur miq mes tyre dhe prej të paktën 3 vitesh të shpallur në kërkim dhe me një sagë gjaku me të paktën 6 të vrarë dhe disa të plagosur. Në mjetin e bërë shoshë nga plumbat, policia gjeti edhe një bidon benzinë 5 litërsh dhe një armë kallashnik­ov. Mes palëve në lëvizje me mjete sipas dëshmitarë­ve ka pasur shkëmbim zjarri. Në mjetin “BMW” të sekuestrua­r, dyshohet se ka qenë Talo Çela dhe në tjetrin mendohet se ishte grupi i Dumanit. Pas breshërisë, shënjestra­t shpëtuan dhe mundën të arratisesh­in pa mbërritur uniformat blu. Policia dhe ekspertët gjetën gjurmë të shumta biologjike dhe gishtrinjs­h, teksa mjeti rezultoi me targa të vjedhura në Durrës. Dyshimi i hetuesve është se si pala tjetër mësoi informacio­net se do të sulmohej, ndaj edhe është ngritur pista e një përgjimi të mundshëm në distancë, në rrjetet sociale, telefon apo dhe ambiental. Ose rrjedhja e informacio­nit nga vetë brenda grupit. Targat ishin vjedhur që prej vitit të kaluar në qytetin bregdetar. RENEA mori pjesë në operacioni­n e kërkimeve që po vijon, teksa u konstatuan të paktën 20 plumba automatiku të qitura. Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Didën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019, brenda një harku kohor prej dy javësh. Kujtojmë se Çela dhe Dumani kanë qenë pjesë e grabitjes së bujshme të 6 mln eurove në Rinas më 9 prill 2019 dhe ende të kërkuar. Janë futur në konflikt pas humbjes së këtyre parave dhe akuzave ndaj njëri-tjetrit për eleminim me qëllim fshirjen e gjurmëve dhe provave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania