Gazeta Dita

Vuçiç: Shqiptarët do bëjnë spastrim etnik të serbëve në Veri të Kosovës

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në fushatën e tij zgjedhore ka shpeshtuar diskursin për rrezik nga “provokimet dhe kërcënimet për luftë”, në një intervistë dhënë në televizion­in propagandi­stik “Tv Happy” tha se shqiptarët në Kosovë duan ta spastrojnë etnikisht veriun e Kosovës nga serbët, duke iu referuar “Operacioni­t Stuhia” të vitit 1995 në Kroaci. “Nuk është iluzion qe shqiptarët duan të kryejnë një ‘operacion Stuhie’ në Veri të Kosovës. Por, kjo nuk do të ishte e lehtë”, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç madje, mes tjerash, e paraqiti veten si “ruajtës të paqes dhe stabilitet­it” pas mosmarrëve­shjes së lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se ka sakrifikua­r personalis­ht që të ruhet paqja, dhe të mos e njohin e Kosovën.

“Paramendoj­eni betejën time të brendshme për diçka personale, dhe për diçka që është në interesin kombëtar. Ja një shembull. A t’i dërgojmë kutitë e votimit në Veri të Kosovës, apo të dorëzojmë atë që do të ishte avantazhi i 50-55 mijë votave për mua. Dhe kështu, unë, që po luftoj për secilën votë që mund të marr, tani s’kam zgjidhje tjetër, por të dorëzoj një numër të madh të votave. Më mirë të mbetem pa 50 mijë vota se sa të ndodh një katastrofë ndaj nesh. Do të ishte një de fakto njohje e Kosovës. Mirëpo, nuk ka zgjedhje dhe as vota përmes të cilave do t’ua jepnim pavarësinë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç. Kjo, sipas Vuçiç, ishte “gracka” që ia kishte përgatitur Kryeminist­ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që Qeveria e Republikës së Serbisë t’i drejtohet me kërkesë zyrtare Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vuçiç, gjithashtu tha se ekziston indinjatë e thellë nga serbët e Kosovës ndaj Albin Kurtit.

“Kurrë nuk i kam parë njerëzit e Kosovës në atë gjendje sesa atë ditë kur erdhën në Beograd. Serbët gjithmonë më kanë dëgjuar dhe më kanë thënë se e kuptojnë se çfarë kam refuzuar në Bruksel dhe Washington. Për herë të parë kam parë kaq shumë hidhërim te ta. Ata erdhën në takim, komandantë­t e njësive të veriut, edhe pse ishin kërcënuar, dhe i luta ata të mos e bëjnë këtë, sepse nëse i lënë institucio­net do të ishte katastrofi­ke për ta. Po e shtyej mbledhjen deri pas zgjedhjeve, që situata të mund të jetë më e mirë”, tha Vuçiç mes tjerash.

Zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk do të mbahen në Kosovë, pasi Serbia refuzoi t’i adresohet qeverisë së Republikës së Kosovës me një kërkesë zyrtare për të marrë leje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania