Gazeta Dita

Shqipëria bën ‘shtrëk’, edhe një herë tjetër pa fitore me Gjeorg jinë

-

Ndodh shpesh që kombëtarja shqiptare përqëndroh­et më shumë në energji në takimet me skuadrat e forta, duke bërë paraqitje shumë të mira, por më pas zhgënjen në skuadrat që ka rivale direkte në rang botëror apo europian dhe aty ku kërkohet dominimi me rezultat. Kjo u pa edhe në dy miqësoret e fundit. Me Spanjën u shfaq një skuadër si ‘luan’, kurse mbrëmë në Tiranë me Gjeorgjinë, një ‘tigër prej letre’. Megjithë lojën e mirë të kuqezinjve, vendosjen e pagabueshm­e taktike dhe me mungesat e shumta që kishte ekipi, u arrit të merrej një barazim i bardhë, pa gola. Emocionet nuk munguan në disa raste dhe kombinime në skema të teknikut Reja, por për fat të keq s’u finalizuan. Ra në sy paraqitja e mirë e prurjeve të reja, si Asllani dhe mbrojtja solide. Gjeorgjian­ët nuk u shfaqën për asnjë çast të rrezikshëm për dyshen Gjimshiti-Kumbulla, por arritën të dilnin me ‘kuota’ nga takimi dhe në ndeshjen e pestë radhazi pozitive. Kundërshta­rët po kalojnë momente të mira këto kohë, kurse Shqipëria është në konsolidim talentesh. Ra në sy mungesa e Balliut, Bares dhe Uzunit. Edi Reja bëri gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me Spanjën. Rey Manaj përkrah Armando Brojës në sulm, sfida e parë si titullar për Kristjan Asllanin, teksa e nisën nga minuta e parë Thomas Strakosha, Ylber Ramadani, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi Ky i fundit pati mundësinë më të mirë në minutën e 38-të. Asist perfekt Berat Gjimshitit, mesfushori i Konyaspor shmangu bukur një mbrojtës kundërshta­r, por gjuajtja pati potence dhe jo saktësi. Më parë tentuan edhe Broja, Asllani dhe Roshi për ekipin tonë. Reja la Brojën në dhomat e zhveshjes në pushim dhe në fushë zbriti Sokol Cikalleshi. Minuta edhe për Giacomo Vrionin, por dy sulmuesit e future si zëvendësue­s nuk ia dolën të kthejnë në gola shanset e tyre. Në fund provoi edhe Asllani, por grushtoi portieri Mamardashv­ili. Ekipi mik provoi reflekset e Strakoshës me një gjuajtje potente të Kvekveskir­i (72’). Shqipëria tentoi golin në minutat e mbetura, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe takimi përfundoi në barazim 0-0. Ajo që duket si sindromë tek kombëtarja, përveç minutave të fundit të kthyera si një “karma” e keqe, edhe dozat e egoizmit profesiona­l të lojtarëve, që herë pas here kërkojnë më shumë ‘lavdi’ për veten sesa kombinimin dhe altruizmin në zonë me shokët. U vu re se disa herë lojtarët nuk e lëshonin topin në pasim të parë për kundërsulm apo goditje, duke dashur të shënonin apo kalonin vetë barikadat e miqve.

Reja: Skuadra si Gjeorgjia mbyllen në mbrojtje, Asllani super, pse e zëvendësov­a Brojën

Edi Reja analizoi barazimin pa gola ndaj Gjeorgjisë. Trajneri i kombëtares foli për Supersport pas ndeshjes, duke treguar se çfarë shkoi mirë dhe çfarë nuk funksionoi. Në fund edhe një koment për Armando Brojën, i cili u zëvendësua në pushim. “Është e vështirë të luash me këto skuadra, pasi nuk hapen, qëndrojnë pas si ekip dhe janë të fortë fizikisht. Nëse nuk shënon në 2-3 rastet që krijohen ndeshja bëhet më e vështirë. Nuk ishte agresivite­ti i duhur, në fundjavë lojtarët kanë ndeshje me klubet e tyre, ata druhen disi në duelet për top. Asllani? Në miqësore duhet t’i aktivizosh të gjithë lojtarët. Impenjimi dhe dëshira ishin të mëdha, krijuam disa raste. Jam i kënaqur me këto dy miqësore, Asllani është një lojtar me cilësi dhe të ardhme. Ndeshjet zyrtare do t’i përgatis edhe unë më mirë, nuk kishim kohën e duhur për t’u përgatitur, vetëm dje erdhëm në Shqipëri, por më pëlqeu impenjimi i djemve. Broja? Ai nuk ishte në 100%, kishte një problem në kavilje, folëm në pushim dhe më pas e zëvendësov­a. Në momentin që ndizet është e pamundur për ta ndalur, por është e vështirë të shprehë gjithë potenciale­t e tij në këto lloj ndeshjesh, sidomos edhe prej faktit që nuk ishte mirë fizikisht”, deklaroi Reja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania