Gazeta Dita

Tre incenerato­rët kanë marrë pagesa 86 mln euro nga buxheti deri në fund të 2021

Sipas të dhënave zyrtare nga lista e investimev­e publike vjetore të akseueshme edhe në internet, incenerato­ri i Elbasanit, i cili tashmë është në sekuestro, ka marrë financime nga buxheti i shtetit në vlerën e 3 miliardë lekëve, rreth 24 milionë euro

-

Pagesat progresive për 3 kontratat koncension­are të incenerato­rëve në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë ose 86 milionë

euro. Pagesat u dhanë përgjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncension­are në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPaK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit renditen në top listën e investimev­e nga Ministria e Financave në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare nga lista e investimev­e publike vjetore të akseueshme edhe në internet, incenerato­ri i Elbasanit i cili tashmë është në sekuestro ka marrë financime nga buxheti i shtetit në vlerën e 3 miliardë lekëve rreth 24 milionë euro. Kjo shumë u dha përgjatë viteve 2015-2021.

Pagesat progresive për incenerato­rin e Fierit arritën deri në fund të vitit 2021 ne mbi 3.1 miliardë lekë ose 25.2 milionë euro ku vetëm për vitin e kaluar janë paguar 690 milionë lekë ose 5,6 milionë euro. Edhe pse investitor­ët në të tre incenerato­rët janë të njëjtët dhe skema e abuzimit me fondet ishte e ngjashme, sekuestro mbi incenerato­rin e Fierit u bë në mometin që pagesat nga buxheti janë kryer.

Financimet me të mëdha i mori incenerato­ri i tiranës. të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në fund të vitit 2021 janë paguar rreth 4.5 miliardë lekë ose 36 milionë euro.

incenerato­ri i Elbasanit i vetmi që u vu në punë tregoi efektivite­t të ulët. të dhënat zyrtare nga iNStat tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa 23,3 për qind e tyre nuk e menaxhuan, duke e renditur në tre qarqet me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhua­ra.

të dhënat të tjera më të hollësishm­e tregojnë se, gjatë vitit 2020 incenerato­ri i Elbasanit përpunoi vetëm 11 për qind të mbetjeve të gjeneruara në këtë qark (10 mijë tonë). Më tej 55 % e mbetjeve në qarkun e Elbasanit janë depozituar në landfille dhe 14 % u ricikluan.

Sakaq incenerato­ri i Fierit është ndërtuar, por nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa i tiarnës është në fazë ndërtimi, ndonëse në tejkalim të afateve.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar tiranë (SPaK) ka dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me procedurat e hetimit për incenerato­rët e Fierit dhe të Elbasanit.

Nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesione­t e më pas me falsifikim­e dokumentes­h të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferim­it dhe të zhvendosje­s së tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, SPaK ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.187 viti 2020, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtari­së kriminale”, parashikua­ra nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpuni­m” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

incenerato­ri i tiranës, më i madh, është i vetmi për të cilin deri tani nuk është hapur hetim. Më herët, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) gjeti se një sërë problemati­kash me këtë koncesion, që nga mungesat dhe paqartësit­ë në lidhje me propozimin paraprak të projektit, te mosllogari­tja e saktë e kostove për Bashkinë e tiranës deri te keqorienti­mi i politikave për reduktimin e mbetjeve, duke mos qenë në linjë me objektivat kombëtare dhe europianë, pasi është kaluar direkt te incenerimi, kur duhet t’i kushtohej rëndësi ndarjes në burim dhe riciklimit.

Ndërkohë KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballu­eshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte incenerato­rëve. Bashkia tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania