Gazeta Dita

“Asgjë nuk është shkruar në gur”

- Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Kjo thënie e autorit të mrekullues­hëm të një kryevepre të letërsisë botërore, si “Doktor Zhivago”, Boris Pasternak, ka aq domethënie sa që ja vlen të hulumtosh disi në të. Sigurisht në kuptimin filozofik të saj e fundja, pse jo, edhe në realitetin njerëzor. Kjo ka lidhje me atë që kemi diskutuar edhe më parë, e që pa ndërrim mendje nuk ka ndryshimi vepre, kur vetë truri a mendimi janë një lloj regjistrue­si i ngjarjeve a ndjesive, por kurrsesi të gdhendura në “gur”. Kanë vlera kujtese, por jo aktualitet­i veprues. Një parzmore apo një kostum lufte prej hekuri në mesjetë, ka vlera muzeale e historike, por vetëm kaq. Jo se sot nuk ka mjete mbrojtëse, por bëhet fjalë për formalizim­et e saj. Kjo ka të bëjë me evoluimin kohor që nuk njeh pengesa. Mbase me vonesa a ecje të shpejtë, por pa ndaluar kurrë. Vetë konformizm­i është një tendencë e ruajtjes së diçkaje të kaluar, e keqe apo edhe e mirë, por e pazbatuesh­me në koherencë me kohën. Planeti ynë rrotullohe­t rreth diellit e vetes, por sigurisht pa tentuar e në pa mundësi për t’u kthyer në një Big-Beng të dytë, së paku sa “ha” fantazia njerëzore. E njëjti fenomen ndodh në mikrojetën. Një minutë që kalon, nuk mund të kthehet më mbrapsht, në ngjashmëri të plotë me tjetrin që vjen më pas.

E kam thënë edhe më parë se duke kërkuar të pamundurën, humbasim të mundurën. “The past is past” (e shkuara është e shkuar). Ajo veç mund të kthehet si relike, në analet e historisë. Personale, kombëtare apo planetare qoftë. Prandaj edhe ngul këmbë në konceptin që të vjetrit e politikës, por edhe të jetës, edhe sikur të dëshironin të ishin koherentë me kohën, do ta kishin të pamundur. Vitet e shumta të kaluara në të njëjtin aktivitet, e bëjnë ndoshta më profesioni­st, por aspak kërkues së risisë, pasi kthehet në një lloj automati që sfumon iniciativë­n zhvillimor­e.

Bile edhe sikur të jetë pozitiv si njeri, e ka mjaft të vështirë apo të pamundur ndryshimin. Ashtu si një degë e thatë peme, që thyhet kur kërkon t’i japësh formë. Le më pastaj kur këto tanët që kanë kaluar çdo limit kohor në të gjitha shkallët e pushteteve, e të gëluar me plot mëkate e zullume, të ditura e të pa ditura, ose të zhdukura në mjegullën e së panjohurës. Predikon akoma z.Berisha të kthehet edhe një herë në simbol të atij idhullizim­i që fare padrejtësi­sht, e në rrethanat historike që po kalonte bota pseudokomu­niste e Europës Lindore, i shfrytëzoi si djalli jashtë shishes, duke krijuar idhullin mashtrimta­r të shembjes së tij, në sytë e shqiptarëv­e. Idhujt duhen shembuj si idhuj e jo si pleq shejtan-budallenj, që mund të ngjallin edhe mëshirë për dikë me zemër të dobët. Zhvillimet, si edhe ligjet natyrore e njerëzore që e shoqërojnë, kërkojnë impenjim real e të guximshëm, e një personazh i konsumuar, edhe sikur të dëshirojë, e ka të pamundur. Shumë kohë e çmuar, e çuar dëm kriminalis­ht, duke u marrë me të amëshuarit tanë. Shqipëria duhet të lëvizë përpara detyrimish­t, edhe pse mbase mbi gërmadha konceptual­e të kaluara e anakroizma që dhimbshëm po na rëndojnë akoma. Askush nuk mund të kthejë të kaluarën e aq më shumë të jetojë me të në fantazmago­ri e ëndrra të përfunduar­a, bile duke u imponuar edhe të tjerëve dalldisjet e tij mendore. Gjynah.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania