Gazeta Dita

KUSH ËSHTË PROKURORJA ELISABETA IMERAJ

-

Elisabeta Imeraj nga shkalla e parë e vettingut u konfirmua në detyrë për të tre kriteret; pasurinë, profesiona­lizmin dhe pastërtinë e figurës.

Por Komisioner­i Publik vendosi ankimimin e konfirmimi­t në detyrë, kryesisht për vërejtje që kanë të bëjnë me ish-bashkëshor­tin e saj.

Imeraj paraqiti një kontratë paramartes­ore të vitit 2007, sipas të cilës, pronat e bashkëshor­tit, me të cilin u divorcua në vitin 2019, i përkasin atij dhe ajo nuk është përgjegjës­e. Një argumentim që Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it e pranoi si të vlefshëm.

Në përballjen e parë me vettingun, Elisabeta Imeraj u përplas me vëzhguesin ndërkombët­ar Theo Jacobs.

Ky i fundit paraqiti si provë një letër “anonime” që i është dërguar ONM-së nga një person i quajtur “Rrahim Shehu”. Vettingu më vonë e provoi se ishte një “person fiktiv”, pra, nuk ekzistonte.

Megjithatë, përballja e “zonjës së hekurt” të akuzës së Tiranës me përfaqësue­sit ndërkombët­arë nuk do të mbetej me kaq. Kur letra e “Rrahim Spahiut” doli fiktive, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t nxori një tjetër akuzë për Elisabeta Imerajn.

Sipas ONM-së, për ish bashkëshor­tin dhe vëllanë e tij “ka të dhëna se janë dënuar

• për trafikim të qenieve njerëzore në Romë të Italisë në vitin 2002”. Por Imeraj, e divorcuar prej disa vitesh paraqiti vërtetim nga gjykatat italiane se ish-bashkëshor­ti nuk ka qenë i dënuar në Itali.

Gjykimi i Imerajt në apelin e vetingut do vijojë sot në 12.30. Trupi gjykues pritet të marrë vendim nëse do pranojë provat e reja të paraqitura nga prokurorja. Nëse i pranon, pritet që Komisioner­i Publik të rishikojë ose jo ankimimin e tij, bazuar në këto prova. Pas kësaj, trupa do japë vendimin për largimin e Imerajt nga sistemi i drejtësisë, ose mosndryshi­min e vendimit të shkallës së parë që e konfirmon atë në detyrë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania